Tallja me gjyshërit e nderuar

Tallja me gjyshërit e nderuar

07:58, 03/03/2021
A+ Aa A-

Nga Erion Dasho.

Prej disa ditësh, Borati bredh rreth më rreth dhe pretendon se përveç personelit mjeksor është duke vaksinuar edhe të moshuarit mbi 80 vjeç.

Fatkeqësisht, ky është një tjetër nga mashtrimet e paturpshme elektorale të Boratit. Pse?

Të moshuarit mbi 80 vjeç përbëjnë 3% të popullatës në Shqipëri ose rreth 90,000 qytetarë. Për t'i vaksinuar ata duhen 180,000 doza të vaksinës anti-COVID, ndërkohë që Borati ka gjendje vetëm një fraksion të kësaj sasie.

Për më tepër duke u hallakatur me "personalitete" dhe me "gjyshër", Borati nuk ka përfunduar akoma vaksinimin me një dozë të mjekëve dhe infermierëve, çka ka bërë që vdekjet ndër këta të fundit të vazhdojnë ende.

Borat!

Është e ditur botërisht se "gjyshërit" i duhen për vota partisë tënde. Në se të dhimben realisht mund t'u kishe rritur pensionet dhe siguruar së paku ilaçe cilësore.

Në kohën e sotme t'u kishe siguruar të paktën një vend në spital që të mos vdesin të asfiksuar nga COVID-i nëpër shtëpitë e kthyera në spitale.

Boll me demagogji dhe mashtrime. Boll me show në stadiume dhe pallate sporti ku "gjyshërit" bëhen figurantët e ambicies tënde të paskrupullt për pushtet.

Borat! Tallja me gjyshërit e nderuar do të jetë nesër një nga shumë gjërat për të cilat do të japësh llogari!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emri03/03/2021 09:03

Ti shembesh teatrin dhe ti thuash , Ju jeni personalitete vlere !!! Kjo eshte ti mbash gjall qe tu dale shpirti me vuajtje ! Ceshte ky perbindesh !

Shto koment

Denonco