Adi Krasta intervistë me Brryli Broadway: Kush fshihet pas mbylljes së faqes që tronditi qeverinë

Adi Krasta intervistë me Brryli Broadway: Kush fshihet pas mbylljes së faqes që tronditi qeverinë

22:31, 02/03/2021
A+ Aa A-

Në A-Show në Syri Tv, gazetari Adi Krasta, për herë të parë edhe në historinë e programit të tij, zhvilloi një intervistë virtuale me administratorët e faqes Brrylli Broadëay, që është mbyllur këto ditë për shkak të ndërhyrjeve nga jashtë nga kompania Acromax, që u ka bllokuar profilin në rrjetin social Facebook.

Në këtë intervistë, administratorët e faqes kanë komentuar raportimin dhe bllokimin e faqes së tyre në rrjet, si edhe kush ata mendojnë se fshihet pas këtij bllokimi.

Administratorët e faqes së njohur të memeve thanë se do ta ankimojnë këtë vendim te Facebook si veprim censurues nga ana e Acromax.

Po kështu administratorët e Brrylit thanë se nuk do të presin derisa Facebook t’i rikthejë faqen, por kanë hapur një faqe tjetër e cila vetëm në disa orë ka shkuar mijëra ndjekës.

Intervista:

Adi Krasta: Kush ju rezulton se ka shkaktuar mbylljen e faqes? Keni bërë ndonjë lloj hetimi?

Brrylli Broadëay: Unë e di që të pëlqen kur them mirmjesi kecat e dajës, por po të them përshëndetje!

Duam të sqarojmë që faqja nuk është fshirë përfundimisht por është bllokuar momentalisht dhe është në rrezik serioz për tu fshirë nga Facebook. Arsyet janë foto që kemi përdorur për të bërë MEME por që rezultojnë si përmbajtje të videove të televizioneve të ndryshme dhe që mbrohen nga Acromax. Raportimi i këtyre postimeve është bërë me intensitet të lartë kohët e fundit dhe me qëllim të qartë vetëm për të mbyllur faqen. Kjo pasi shumë postime janë të viteve 2019 apo 2020. Acromax vepron me dy standarde pasi ka faqe të tjera pro qeverisë që thyejnë çdo rregull të copyright dhe nuk raportohen si të tilla. Sulmet ndaj nesh kanë ardhur herë pas here dhe veçanërisht kur ironizohen politikanë si Erion Veliaj apo vetë media për propagandën që bëjnë. Sulmi i fundit është totalisht politik pasi përkon me fushatën zgjedhore dhe Acromax zbaton vetëm urdhrin e dhënë nga ata që kanë interesa politike.

Shumë herë kemi komunikuar me Acromax dhe kemi fshirë shumë postime, ndërsa video thuaj se nuk postojmë fare. Më poshtë kemi me foto të shkëputura nga emisioni juaj ku biseda ironizon opinionin e dyfishtë që mban qeveria ndaj gjykatës. Ky është postim i vitit 2019 i cili është raportuar ditën e djeshme si pronë e televizionit Neës24  nga Acromax. Pra kjo meme nuk ka sot ndikim pasi ka dy vite që është postuar por shërben për të raportuar faqen me qëllim që të mbyllet sa më shpejt. Kështu janë me dhjetëra.

Krasta: Brryli mban qëndrime cinike me qeverisjen dhe opozitën. Pra nuk është milintantesk. I keni dhënë ju një shpjegim motivit të mbylljes?

Brryli Broadëay: Brryli shpesh i ka qëndrimet anti-politikës dhe anti-propagandës. Sot në një kohë pandemie dhe fushate elektorale propaganda është primare, postimet e Brrylit prishin shumë punë për investimin e qeverisë apo partive të tjera në këtë fushatë.

Çdo qëndrim publik nga funksionarë apo politikanë që i drejtohen popullit nuk mund të jetë një pronë private e një televizioni. Si mund të vërtetoj unë me transparencë se çfarë ka thënë një politikan nëse këto video ku ata janë shprehur mbrohen nga televizionet?

Pra një pjesë e rrjeteve sociale janë jashtë ndikimeve politike prandaj censurohen me pretekstin e të drejtës së autorit.

Krasta: Ju keni kontakte private me shumë përdorues të faqes. Si kanë reaguar ndaj mbylljes?

Brryli: Ndjekësit janë më të dhënë se ne pas kësaj faqe, janë ata që na mbështesin gjatë gjithë kohës dhe arsyeja pse faqja ekziston. Shumë njerëz kanë nevojë për zëra anti-pushtet dhe kundër shtypjes nga më të fortët. Këtu gjejnë veten dhe na duhen.

Na kanë kontaktuar miq, gazetarë, avokatë dhe kanë ofruar ndihmën e tyre. Së fundmi kemi vendosur të bëjmë ankesë tek komisioneri i të drejtave të informimit, gjithashtu ne do t’i drejtohemi platformës së Këshillit të Evropës, ku do të raportojmë rastet e shtuara të censurës.

Brenda një dite faqja më e re në Facebook ka kaluar mbi 11 mijë ndjekës. Sa më shumë duan të na mbyllin gojën aq më shumë na shtojnë motivimin për të vazhduar dhe për mos u dorëzuar. Me sa duket kjo gjë funksionin edhe te ndjekësit të cilët i falënderojmë pa masë për mbështetjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco