Artan Fuga: Rama ka rritur ankthin social, diferencën midis pushtetarit dhe masës

Artan Fuga: Rama ka rritur ankthin social, diferencën midis pushtetarit dhe masës

22:21, 02/03/2021
A+ Aa A-

Nga Parisi në lidhje direkte me A-Show me gazetarin Adi Krasta, akademiku Artan Fuga komentoi komento edhe vendimin e gjykatës franceze për arrestimin e ish-Presidentit, Nikolas Sarkozy për korrupsion.

Duke e lidhur me Ramën, Fuga tha se ky I fundit si kryeministër e ka rritur ankthin social, dhe ka shtuar diferencën midis pushtetarit dhe masës.

‘Në Francë dominon një gjendje normale. Disa njerëz nuk mund të jenë mbi ligjin. Njerëzit në Francë thonë se është gjendje normale, gjithashtu edhe gjykatësit. Bota ndodhet në problematikë të madhe, e ka zbuluar vaksinën dhe ka një pengesë në shpërndarje. Për sa i përket Ramës, ai rrit ankthin social, diferencën mes pushtetarit dhe masës.

Duhet të jemi racionalë dhe mos të bëjmë kot protagonistin. Nëse do të kishim avancuar në integrimin evropian, sot do të ishim trajtuar ndryshe. Europa nuk është treguar fare egoiste deri tani me ne. Nuk mund të bëjmë etnocentrizëm

Shqipëria nuk ka asnjë rrugë tjetër legjitime veçse të vendoset në linjën që është Komisioni Europian. Mbreti që del nga ligji fillon dhe bëhet një njeri tjetër, që nuk i shërben shoqërisë

Në shtetin ligjor shqiptar nuk është shkruar se  kryeministri përcakton se kush ka më shumë shanse për jetuar e kush më pak.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco