Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Artan Fuga: Skënderbeu figurë e madhe e humanizmit, futi konceptin e nacionalizmit që në shekullin 15

Artan Fuga: Skënderbeu figurë e madhe e humanizmit, futi konceptin e nacionalizmit që në shekullin 15

22:14, 02/03/2021
A+ Aa A-

Nga Parisi në lidhje direkte me A-Show me gazetarin Adi Krasta, akademiku Artan Fuga komentoi fillimisht deklarimet e historianit Oliver Schmitt lidhur mbi figurën e Skënderbeut.

‘Unë nuk e kam ndjekur në deklarimet e fundit z. Schmitt. Dua të them që jam kundër që një akademik, qoftë edhe një drejtues i akademisë, të shprehë zërin e akademisë. Jam kundër në parim. Sepse për mua institucioni është gjë tjetër, kërkimi shkencor është gjë tjetër, zërat individualë të akademikëve janë tjetër gjë. Insitucionet e hapura thonë që për qëndrimet e akademikëve as nuk shprehen kundër as pro.

Unë kam reguar ndonjëherë kur institucioni ka dashur të vejë vulën e një mendimi shkencor. Unë nuk jam historian i periudhës, por një historian i ideve jam, i filozofisë dhe i mendimit jam në profesionin tim.  Unë shikoj tre mënyra për ta parë figurën e Skënderbeut.  Me 3 mitet e veta. Miti ku kërkonin shpatën e Skënderbeut se do bënte çudira. E kërkonim te teknologjia. Ai miti thoshtë që nuk është shpata, por dora. Është marrë kjo që është që dora, trupi, aftësia prej strategu. Unë kam tentuar të them që nuk është as dora, por as strategu, për mua është mendja.

Figura e Skënderbeut është nga ato figura që në shekullin 15 futi idenë e nacionalizmit. Në kuptimin e një autonomie. Ai kishte idenë e lokales mbi universales. Të lokales mbi perandorinë, Të pushtetit politik mbi atë fetar. Që për mua janë karakteriska shumë interesante të humanizmit të cilat në Europë në rastin e Dekartit, të Makiavelit, të Luterit, erdhën dekada më vonë. Dhe kjo mua më habit te figura e Skënderbeut.

Nga u frymëzua ai. Unë kam parë letrat, shkëmbimet, me mbretërit italianë, me Papatin,  dhe ky lloj humanizmi i shprehur në ushtrimin e pushtetit, ku janë të dhënat e Skënderbeut mendimtar, çfarë studioi, ç’gjuhë fliste, çfarë besimesh kishte familja, pa u parë këto jo vetëm nga historianë të politikës, por edhe të mendimit, ne kurrë nuk do e nxjerrim në dritë dot figurën e Skënderbeut.’

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Messi 03/03/2021 00:01

Skenderbeu, eshte figura me madheshtore e historise boterore, si ushtarak dhe politikan! Fale aftesive te tij, si ushtarake dhe politikan me nje ushtri modeste i beri balle per 25 vjet, ushtrise me te madhe te kohes! Ky eshte ndryshimi i madh, qe e ben Skenderbeun me madheshtorin ne raport me Aleksandrin, Cezarin, Genghis Khan, Napoleonin e ndonje tjeter , qe kane luftuar ne krye te ushtrive me te medha, te kohes se tyre!

Shto koment

Denonco