Lutfi Haziri: E majta në Kosovë fitoi me besim të madh te qytetarët

Lutfi Haziri: E majta në Kosovë fitoi me besim të madh te qytetarët

21:47, 02/03/2021
A+ Aa A-

Ish-nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në lidhje direkte me A-Shoë me gazetarin Adi Krasta, komentoi edhe zgjedhjet e fundit në Kosovë të cilat u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje, duke deklaruar se: E majta në Kosovë fitoi zgjedhjet me një besim të madh te qytetarët.

‘Nuk kam filluar komunikim të qëllimshëm me Vjosa Osmanin. Këpucët e liderit është e vështirë të mbahen në mandate. Lideri i LDK-së dha dorëheqjen si pasojë e rezultatit të zgjedhjeve, ishte e papritur. E majta në Kosovë fitoi zgjedhjet me një besim të madh te qytetarët. Parimi i mosbashkimit të Kosovës me republika të tjera e ka kuptimin strategjik moslejimin e bashkimit me Serbinë. Lezha është një nga tempujt më të rëndësishëm të historisë sonë. VV-ja ka pasur testamentin e bashkimit kombëtar nën sqetull dhe e ka përvetësuar ndër vite’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco