Albana Morina Xharra: Kurti jo i rrezikshëm, nuk dorëzohet në rrugën e tij

Albana Morina Xharra: Kurti jo i rrezikshëm, nuk dorëzohet në rrugën e tij

21:37, 02/03/2021
A+ Aa A-

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Albana Morina Xharra në një lidhje direkte me A-Show me gazetarin Adi Krasta, e cilësoi Kurti si një drejtues jo të rrezikshëm, por që nuk është dorëzuar asnjëherë në rrugën e tij.

Unë besoj që VV është partia që ka qëllime shumë të qarta, të drejta, ku ka treguar guximin, dijen për të kryer ndryshimin e madh në vend.

Unë e vlerësoj një person në bazë të bëmave të tij, jo në bazë të vlerësimeve të palëve të treta. Duke e njohur Albin Kurtin, nuk mendoj se është një person i rrezikshëm, sic e kanë portretizuar nga media, përkundrazi është shumë i qëndrueshëm dhe nuk dorëzohet në rrugën që ka parashtruar që në fillim.

Deri më tash kam vepruar në bazë të mendimit tim personal që kam konsideruar e drejtë, që ka rezultuar rrugë më e vështirë. Vendimet që do i zgjedh mendoj se do i zgjedh se do të jenë të drejta për Kosovën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco