Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

‘1 mln lekë në muaj fatura për bashkëshorten e paralizuar’, Basha: Do gjejmë zgjidhje për moshën e tretë

‘1 mln lekë në muaj fatura për bashkëshorten e paralizuar’, Basha: Do gjejmë zgjidhje për moshën e tretë

21:12, 02/03/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në një familje pensionistësh, ku bashkëshortja e kryefamiljarit ishte e shtrirë në shtrat prej ishemisë cerebrale.

Në bisidën që zhvilloi me kreun e opozitës, bashkëshorti ngriti shqetësimin e tij, pasi kurimi dhe shpenzimet e nevojshme për nusen, i kalojnë 1 milion lekë në muaj.

Kreu I demokratëve I premtoi të moshuarit se do të ngremë një qeveri që kujdeset për njerëzit, si dhe do gjenden zgjidhjet në veçanti që mosha e tretë të ketë kujdesin bazë për të gjitha rastet.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Ne do të ngremë një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për veten e saj. Rama ua shpërndan taksat oligarkëve. Nuk ka asgjë për dinjitetin njerëzor në qeverisjen e tij. Ne do të mundësojmë që në veçanti mosha e tretë të ketë kujdesin bazë për të gjitha rastet. #SHQIPERIAFITON

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco