Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

VIDEO/ Kërpaçi nga Kombinati: Jemi të angazhuar që rindërtimi të bëhet aty ku ata kanë shtëpitë

VIDEO/ Kërpaçi nga Kombinati: Jemi të angazhuar që rindërtimi të bëhet aty ku ata kanë shtëpitë

19:49, 02/03/2021
A+ Aa A-

Kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi ka zhvilluar një takim me banorët e Kombinatit në Tiranë, ku ka konfirmuar angazhimin e LSI-së dhe PD-së për të rindërtuar banesat aty ku janë dhe jo ti zhvendosin.

Kërpaci ka renditur tre fakte se përse banorët po shpërnguljen nga Kombinati duke i çuar në zona të tjera.

Postimi i plotë i Floida Kërpaçit:

Sot me banorët e Kombinatit, ku ndava qëndrimin e LSI që rindërtimi të bëhet aty ku ata kanë shtëpitë, në Kombinat! Përditë takoj qytetarë të Tiranës që më shprehen shumë të shqetësuar prej trajtimi politik dhe joligjor të pasojave që solli tërmeti i vitit 2019. Të gjithë kundërshtojnë shpërnguljen që po u bëjnë nga kombinati duke i çuar në zona të tjera! Tre fakte me rëndësi: 1. Kontrata që Kryetari i Bashkisë Tiranë u ka dhënë për të firmosur, mban titullin: "MARRËVESHJE PARAPRAKE PËR KALIMIN E SË DREJTËS SË PRONËSISË (MODEL TIP) ". Në nenin 2 të kontratës thuhet se "Kjo marrëveshje nuk përbën aktin përfundimtar të fitimit të pronësisë.". Duket qartë që në titull dhe në nenin 2, se pronarët nuk janë të garantuar për rikthimin e pronës. Nëse qëllimi i qeverisë ka qenë për t'i dhënë garanci pronarëve, një mënyrë mund të ishte që të gjithë emrat e pronarëve të listoheshin në lejen e ndërtimit. 2. Vullneti i Bashkisë Tiranë për të shpërngulur banorët e Kombinatit nga zona ku kanë shtëpitë aktualisht, nuk ka të bëjë me interesin më të lartë të banorëve dhe as me dëmtimin e godinave në atë stad që duhen prishur. Përkundrazi, a) banorët disponojnë ekspertizë ligjore që vlerëson pallatet jo DS4 (siç i ka klasifikuar Bashkia Tiranë për të legjitimuar prishjen), b) interesi i banorëve nuk është të shpërngulen, ata duan që të jetojnë aty dhe jo të ndërtojnë miqtë e qeverisë në Kombinat ndërsa fëmijët e tyre të ikin larg kombinatit c) edhe ata që kanë marrë premtime dhe kanë firmosur kontratën e pikës 1, prap janë njësoj si gjithë të tjerët viktima të propagandës me rindërtimin. 3. Në Marrëveshjen e Koalicionit mes LSI dhe PD, të firmosur ditën e djeshme dhe ku do të bazohet qeveria e pas 25 Prillit, palët kanë dakordësuar "Për të zgjidhur në mënyrë prioritare problemin e rindërtimit të banesave të dëmtuara dhe të shkatërruara nga tërmetet. Për një proces shumë të shpejtë, jokorruptiv e selektiv dhe me garanci juridike për pronën e tyre, që u mundëson qytetarëve të kenë në kohën më të shpejtë të mundshme njësitë e banimit apo të shërbimit. Rindërtimi në Kombinat duhet të kryhet aty ku banorët duan, jo aty ku qeveritarët duan! #25prill

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco