VIDEO/ Bardhi nga Elbasani: Me 25 prill sjellim ndryshimin e fshatit, do rishikojmë reformën territoriale

VIDEO/ Bardhi nga Elbasani: Me 25 prill sjellim ndryshimin e fshatit, do rishikojmë reformën territoriale

17:56, 02/03/2021
A+ Aa A-

Drejtuesi politik i PD-së në Elbasan Gazment Bardhi u shpreh sot se pas 25 prillit nëse qytetarët do i besojnë opozitës do të ndryshojë gjendja në zonat rurale.

“Fshati Bicellë, edhe pse gjendet vetëm 15 kilometra larg Elbasanit, kërkon një orë rrugë me makinë, për shkak se mungon asfalti dhe është një shteg shumë i vështirë.

Qindra banorë këtu janë harruar, janë jashtë çdo vëmendje.

Kësaj i shtohet fatkeqësia me rrëshqitjet e dherave që i ka lënë edhe pa shtëpi.

Nuk kanë marrë asnjë shpërblim. Prej 8 vitesh, u premtohet vazhdimisht nga Taulant Balla e nga qeveria, po ata janë ende në çadra, ose janë zhvendosur me qira në Elbasan”.

Bardhi paralajmëroi edhe ndryshimin e reformës territoriale. “Ne do të kërkojmë konsensus maksimal edhe nga opozita nesër, pas 25 prillit që ta rishikojmë ndarjen territoriale. Nëse nuk do të ketë konsensus, do ta bëjmë me referendum” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco