Takimet me fermerë/ Grida Duma: PD do rrisë mbështetjen për hapjen bizneseve në bujqësi

Takimet me fermerë/ Grida Duma: PD do rrisë mbështetjen për hapjen bizneseve në bujqësi

17:53, 02/03/2021
A+ Aa A-

Drejtuesja politike e deleguar në zonën e Kavajës dhe Rrogozhinës, zhvilloi sot një takim me fermerë në familjen e z. Shaqir Seferi në Helmas të Kavajës.

Gjatë bisedës tha se PD do të japë subvension të drejtëpërdrejtë te fermerët si edhe do të nxisë hapjen e bizneseve në bujqësi.

‘Fëmijët ikin se nuk kanë të ardhme. Kemi borxhe dhe e vetmja mundësi ishte të largoheshin fëmijët në emigracion...

Kemi tokat e nuk kemi mundësi ti kthejmë në produktive...nuk ka ujë, nuk ka kanalizime. Prodhimi është shumë pak dhe as shpenzimet nuk i mbyllim dot.

Partia Demokratike do të japë subvension të drejtë përdrejtë. Duhet të kthejmë rininë e të rrisim instrumentat e motivimin të vijnë fëmijët në vendin e tyre.

Do të rrisim mbështetjen për hapjen dhe nxitjen e bizneseve në bujqësi.

Shqipëria fiton më 25 Prill, e ardhmja do ndryshojë!’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco