Presidenca, flakë për flakë Ramës: Kush prek votën, do t’i pritet dora dhe thonjtë

Presidenca, flakë për flakë Ramës: Kush prek votën, do t’i pritet dora dhe thonjtë

14:42, 02/03/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ‘Reforma në Drejtësi është aq e besueshme sa ç'është niveli i shkallimit të Ilir Metës’, në një konferencë për media, për të treguar efikasitetin e kësaj reforme sipas tij dhe theksoi: ‘Po të mos ishte e besueshme, Ilir Meta do të ishte i qetë dhe i dashur. Shikoni Ilir Metën, aty matet besueshmëria e Reformës në Drejtësi,’ nënvizoi ai.

Por nuk ka munguar një kundërpërgjigje e fortë nga Presidenca, nga Tedi Blushi, zëdhënësi i Ilir Metës, në një mesazh në rrjetet sociale. Presidenca iu kthye ‘krahasimit’ të Kryeministrit me këto fjalë të ashpra:

 ‘Drejtësinë koreanoveriore të ‘gruas’ së Bilalit, shqiptarët e kanë provuar për 50 vite, ndaj çdo çertifikatë të ‘zonjës Bilali’, do ta hedhin në koshin e plehrave. Ilir Meta i qëndron besnikërisht Reformës në Drejtësi të bërë me 140 vota në Kuvend, falë këmbënguljes së Tij kur ishte Kryetar i Kuvendit dhe këtë e dinë mirë të gjithë shqiptarët.

Drejtësinë e re, që s’e kapi dot me Kushtetutë, ‘gruaja’ e Bilalit e kapi me ligje antikushtetuese, që vazhdon t’i miratojë dhe sot. Të mos ketë merak se më 25 prill do ta marrë vlerësimin e merituar nga mbarë populli i Shqipërisë. Drejtësia e pavarur do vijë vetëm nga vota e lirë dhe e shenjtë. Kush prek votën e lirë do t’i pritet dora bashkë me thonjtë, që kanë kapur për fyti shtetin dhe drejtësinë.

 ‘Gruaja’ e Bilalit më kot harxhon para me lobistë për deklarata, çertifikata dhe sondazhe të rreme. Bën mirë, që lekët e vjedhura t’i kursejë për të paguar avokatët mbrojtës, kur të japë llogari para drejtësisë. Mos e provoko popullin e 2 Marsit se është shumëfishuar në një vit falë zullumeve të shtuara edhe në kohë pandemie!’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco