Tabaku: Nuk ka para për lagjet, ka vetëm për klientët e Ramës dhe Veliajt!

Tabaku: Nuk ka para për lagjet, ka vetëm për klientët e Ramës dhe Veliajt!

13:57, 02/03/2021
A+ Aa A-

Jorida Tabaku, një nga hartueset e programit të PD-së, "Shqipëria fiton", i ka përcjellë qytetarëve në Tiranë se më 25 prill do t'i jepet fund katrahurës në kryeqytet dhe se Tirana do të fitojë oksigjenin, që i mungon.

"Rama dhe kukulla e tij në bashkinë e Tiranës e kanë kthyer jetën në ferr për qytetarët, - tha Tabaku në një bashkëbisedim me qytetarë. -  Në 8 vite i kanë lënë si në mesjetë lagjet në qendër e periferi dhe kanë shpenzuar miliada lekë në fasada për të mashtuar qytetarët sikur punohet.

Shihni ç'ndodh me Tiranën, ku ndërtojnë klientët e dyshes Rama-Veliaj. Nuk ka para për asfaltet në rrugët e lagjeve, por vetëm për projekte ku nuk përfitoN publiku, por klientët e Ramës e Veliajt.

Në 25 prill i jepet fund kësaj katrahure. Shqipëria fiton! Tirana fiton oksigjenin e munguar."

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco