Rama i përgjigjet SYRI TV: Në Bruksel nuk më vunë ultimatume, por unë kisha të drejtë

Rama i përgjigjet SYRI TV: Në Bruksel nuk më vunë ultimatume, por unë kisha të drejtë

13:47, 02/03/2021
A+ Aa A-

Ka më shumë se 1 orë e gjysëm që Edi Rama po mban fjalime për të mbushur mendjen shqiptarëve se vizita e tij në Bruksel, ishte një sukses.

I pyetur nga gazetarja e SYRI TV, Ambrozia Meta nëse në Bruksel i kishin vendosur ultimatum për listat e kandidatëve, dhe nëse i është tërhequr vëmendja për faktin që do ti japë portin e Durrësit një kompanie nga Emiratet e Bashkuara.

‘Tani vetëm faktet nuk janë opinione dhe koncepti i fakteve alternative për të njëjtat fakte, është një koncept që ka hyrë së fundi, si rezultat i lajmeve të rreme. Në Bruksel unë nuk kam dëgjuar asnjë ultimatum, përkundrazi kam dëgjuar fjalë shumë të mira për Shqipërinë, dhe në referencën që ti bëre ka një gabim në objekt, pasi faktikisht ajo është një referencë e shkuar nuk është e vërtetë.

Nëse ka pasur diçka në Bruksel që ka kërcitur njësoj si një derë e vjetër, ka qenë ndërhyrja e koleges suaj, një ndërhyrje absolutisht e pavend dhe absolutisht e padobishme, për të mos thënë që ishte turpëruese për kategorinë e gazetarëve, për të gjithë ju dhe për të gjithë ne.

Në një kontrast turpërues për mua që isha aty, ndryshe nga kolegia e Maqedonisë, që nuk i ra vendit të vetë me baltë, po kaq thellësisht e pavërtetë është dhe ajo që dëgjova tani për Portin e Durrësit, as është folur, as është diskutuar, asnjë fjalë lidhur me këtë temë, zero! Është vërtetë për të ardhur keq që kjo gjë shpiket në Tiranë, ajo është për ekonominë e të gjithëve dhe për të ardhurat personale të secilit. E kam dëgjuar shumë këngën e Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë që kanë investime të huaja'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari02/03/2021 21:49

O GOMAR! PO GOMAR I BUDALLA AMA, SEPSE EDHE GOMERET KANE INTELIGJENCEN E TYRE!! KUR TE KRITIKOJNE TY, KUR KRITIKOJNE QEVERISJEN TENDE SKANDALOZE, KUR DEMASKOJNE DHE SHAJNE AKTIN TEND TE MBUSHJES SE PS ME HAJDUTE, KRIMINELE DHE TRAFIKANTE, KUR TE PLASIN SURRATIT MASKARADEN ELEKTORALE TE DIBRES DHE DURRESIT, GAZETARET SHQIPTARE NUK SHAJNE DHE NUK TURPEROJNE SHQIPERINE, POR TY DHE VETEM TY. SEPSE TI DHE NARKO-BANDA JOTE KRIMINALE NUK JENI SHQIPERIA!!! AI QE E TURPERON DHE PO IA NXIN FAQEN SHQIPERISE KUDO NEPER BOTE JE VETEM TI DHE QEVERIA JOTE!!! NE TE SHAJME TY DHE QEVERINE TENDE BASTARDE DHE JO SHQIPERINE! SEPSE SHQIPERISE I MERR TE KEQEN TI DHE BANDITET E TU!!! MASKARA! POR ME NE FUND FUNDI YT PO VJEN DHE TE GJITHE DO TE CLIROHEMI PREJ TEJE!!

Shto koment

Denonco