Nuk ka vaksina, por Edi Rama mburret me pasaportën dixhitale të vaksinimit!

Nuk ka vaksina, por Edi Rama mburret me pasaportën dixhitale të vaksinimit!

13:07, 02/03/2021
A+ Aa A-

Ndërkohë që situate e infeksioneve dhe vdekjeve në vendin tonë sa vjen dhe përkeqësohet me shifra të ditore të frikshme dhe procesi i vaksinimit është ndër më të ulëtit në botë, kryeministri Edi Rama është mburrur ditën e sotme gjatë një konference me mediat, se vendi ynë ka gati “pasaportën dixhitale të vaksinimit”.

'Shëndetësia sot vijon që të transformohet në këtë aspekt pasi janë një sërë procesesh që deri më dje bëheshin me radhë sot bëhen online që nga regjistrimi i mjekut të familjes dhe në recetat që ofrohen në mënyrë online.

Ne disponojmë falë revolucionit dixhital kemi një sistem që garanton transparencë dhe kemi pasaportën dixhitale të vaksinimit, duke u përgatitur për rastet kur vaksinimi të kthehet në kusht për udhëtimet jashtë vendit.

Ju e mbani mend tmerrin e certifikatave në gjendjen civile sot ne kemi një certifikatë në çdo moment që e dum me vulë elektronike dhe në kohë reale s’kanë nevojë të shkosh dhe të marrësh një të tillë.

Dëftesat e nxënësve sot do të ofrohen online me vulë elektronike, shërbimet shtetërore për të gjithë ato që janë jashtë mundësohet që për 38 shërbime që duhej prania fizike tashmë është e mundur vetëm përmes një aplikimi online.

Sot shtetasit e huaj që duan të vizitojnë Shqipërinë dhe të punësohen kanë vizë online, çdo gjë tashmë behet online. Pa folur dhe pa vënë në dukje shumë procese të tjera', ka thënë Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Pa emer02/03/2021 18:30

Qe sot mund te merren patenta per ti dhene raketes Mund te udhtoni pa pagese ne Stacionin Hapesinor Nderkombetar Kete jua mundeson Rilindja

Shto koment

Denonco