Kurti sulmon Ramën nga Lezha: Të largojmë këtë krizë që ka pllakosur

Kurti sulmon Ramën nga Lezha: Të largojmë këtë krizë që ka pllakosur

12:57, 02/03/2021
A+ Aa A-

Kreu i Vetëvendosjes dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti ishte sot në Lezhë në përkujtim të përvjetorit të Besëlidhjes së vitit 1444.

Ai deklaroi nga Lezha në ditën e Besëlidhjes.

“Duhet të ndjekim pishtarin që është mbajtur përgjatë historisë nga brezi në brez në mënyre që populli shqiptar kudo që është të faktorizohet të nxjerrë përfaqësuesit e saj më të mirë e më të devotshëm dhe në këtë mënyrë krizën e shumëfishtë që ka pllakosur ta zëvendësojë me çlirim, me bashkim, me zhvillim dhe përparim të gjithanshëm. Sot këtu tek flamuri kombëtar dhe tek Besëlidhja e Lezhës i përulemi me nderim dhe zotohemi për angazhim të përjetshëm heroit tonë kombëtar Skënderbeut dhe të gjithë luftëtarëve shqiptarë në të gjitha epokat e kombit tonë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 02/03/2021 22:58

Na duhen patriote o Albino.

sabit02/03/2021 22:10

SHqyptaris i nevojiten shqyptar te menqur ,dhe mbi gjitha guxmtar o sot o kurr. Edi rama shkaut vucic i thonte Brate (vlla),kurse Albinin e shikonte te mrolur.. Edi rama nuk asht i denj ta perfaqsoj kombin shqyptar por as sali berisha duhet nji GJAK i rii,tipit ALBIN KURTIT

Barbarosa02/03/2021 14:32

Emocionuese! Flm Z. Kurti! Shqiptarë si ti duhet të qeverisin krejt kombin shqiptar!!!! Sa nevojë kemi t'u referohemi vlerave.....se po na mbyt llumi, injoranca, dhuna, megallomania......

Shto koment

Denonco