'Menjëherë në punë pas 25 prillit për të stabilizuar gjendjen e vendit'

'Menjëherë në punë pas 25 prillit për të stabilizuar gjendjen e vendit'

12:26, 02/03/2021
A+ Aa A-

Nga Lulzim Basha 

Bisedova sot me qytetarë, sipërmarrës, të rinj dhe pensionistë në Tiranë. Njësoj siç ka mbetur në vendnumëro ekonomia e çdo familjeje shqiptare këto 8 vite, ka mbetur në vendnumëro e gjithë Shqipëria. Edi Rama ka dështuar në çdo fushë, në ekonomi, në shëndetësi, në arsim, në turizëm.

Bashkëbisedova me qytetarët per zgjidhjet thelbësore që ofron programi ynë “Shqipëria fiton!”. Ne do të fillojmë menjëherë nga puna pas 25 prillit për të stabilizuar gjendjen e vendit.

Në çdo shtëpi dhe në çdo dyqan ku hyra, gjeta entuziazëm dhe shpresë për ndryshimin që po vjen.

Unë jam i bindur se duke bashkuar forcat me njëri-tjetrin, ne shqiptarët do të sjellim shpresën dhe ndryshimin që vendi ka nevojë urgjente. Shqipëria meriton më shumë, Tirana meriton më shumë, qytetarët tanë meritojnë më shumë.

Kjo është arsyeja pse është urgjente për të sjellë ndryshimin. Më 25 prill, Rama do të humbë, Shqipëria do të fitojë dhe ne do të nisim nga puna në shërbim të qytetarëve shqiptarë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco