Hoti, i prerë me Lajçak: Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës janë të panegociueshëm!

Hoti, i prerë me Lajçak: Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës janë të panegociueshëm!

12:09, 02/03/2021
A+ Aa A-

Avdullah Hoti, Kryeministri në detyrë i Kosovës, i ka bërë të qartë sot Përfaqësuesit të BE, Mirosllav Lajçak se "sovraniteti e integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm!"

Hoti tregoi për takimin që zhvilloi sot me Lajçak dhe bisedën që patën midis tyre. 

"Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z. Miroslav Lajçak e falënderova për bashkëpunimin e deritanishëm në ndërmjetësimin e procesit të dialogut me Serbinë dhe i dëshirova sukses në finalizimin e këtij procesi, - tregoi Hoti në Fb. - Prej korrikut 2020, dialogu rifilloi mbi tri parimet bazë: do të diskutohet për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, sovraniteti e integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm, ndërsa Kushtetuta e Kosovës është e paprekshme."

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco