Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Basha në shtëpinë e të sëmurës, dëshmia tronditëse e 'shëndetësisë falas' të Ramës

Basha në shtëpinë e të sëmurës, dëshmia tronditëse e 'shëndetësisë falas' të Ramës

10:28, 02/03/2021
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është marrë prej krahu nga një  qytetar në njesinë nr.4 të Tiranës, për t’u futur në shtëpinë e tij dhe parë me sy se në çfarë gjendje të mjerueshme dhe pa asnjë mbështetje ishte e shoqja që lëngonte në shtrat prej gjashtë vjetësh. Qytetari quhej Luan dhe e shoqja Liri dhe si për ironi të fatit, kishte punuar infermiere në Urgjencë.

Një ishemi cerebrale e kishte mbërthyer në shtrat zonjën prej gjashtë vjetësh dhe i shoqi kishte lënë punën për t’u kthyer në shërbim të saj. Edhe vetë në moshë, Luani i tregoi kreut të opozitës betejën për ta kaluar të shoqen në komision që të përfitonte pension, nevojën për një kujdestar dhe pensionet minimale që merrnin përballë shpenzimeve shumë të larta për të përballuar sëmundjen.

Ky ishte një nga ato raste për të cilat Bashat tha se dëshmonin se si Kryeministri me “shëndetësinë falas” ia kishte bërë gropën, shëndetësisë në vend.

Ndiqni bashkëbisedimin:

Qytetari: Ka një diçka, sepse kjo qeveria nuk po na ndihmon fare.

Lulzim Basha: Kjo qeveri ka pas 8 vjet kohë me bërë punët e veta dhe në fakt ka bërë punë vetëm për vete, jo për ju.

Qytetari: Ju e shikoni vetë.

Lulzim Basha: Tani vjen koha me e largu.

Qytetari: Ju e shikoni vetë se unë nuk e kam për ndonjë gjë kështu.

Lulzim Basha: Ku e ke shtëpinë?

Qytetari: Ja këtu.

Lulzim Basha: Si je me shëndet? Çfarë ka bashkëshortja?

Qytetari: Kjo është infermiere, ka punuar në sektorin më të vështirë, me urgjenca. Mbasi doli në pension pati një problem natyror nga Zoti, po ta them kështu, pësoi ishemi cerebrale.

Lulzim Basha: Ishemi?

Qytetari: Po.

Lulzim Basha: Sa kohë ka me ishemi?

Qytetari: Kjo ka 6 me këtë gjendje kështu.

Lulzim Basha: Ngrihet nga krevati?

Qytetari: Jo.

Lulzim Basha: Nuk ngrihet fare?

Qytetari: Unë kam dokumentet, të gjithë dokumentet i kam këtu, kam këtë epikrizën e spitalit, kam shoqërimin e neurologjisë. Edhe mbas shumë vizitave të mëdhaja, mbas shumë këshillave të doktorëve, unë kam bërë të gjithë gjerat që kanë thënë ato, si fizioterapi, që dihet se një fizioterapi bën 20 mijë lekë në ditë edhe për 30 ditë bëjnë 600 mijë lekë. 200 mijë lekë një grua që ta mbajë këtë, 800 mijë lekë, 100 mijë lekë pampersa, 900 mijë lekë edhe të lëvizim me taksi andej vërdallë ikin 1 milion lekë në muaj.

Lulzim Basha: E papërballueshme.

Dhe bashkë me këtë edhe unë kemi harxhuar 1 milion lekë në muaj për 6 vjet rresht edhe tani ka ardh një pikë kulminante që neve.. Për 6 vjet që ka kjo, në korrik mbush 6 vjet kjo, imagjino tani 60-70 milion lekë unë kam harxhuar te ajo dhe rezultati i kësaj është kjo. Se prandaj unë tani e kam nxjerr në komision, kam arritur ta nxjerr në komision dhe komisioni ma ka nxjerr, nuk i takon thotë. Nuk e di unë se çfarë kushti tjetër do kjo kur një njeri nuk lëviz. Unë nuk po kërkoj asnjë gjë tani që të më japin fizioterapi

Lulzim Basha: Po kërkon të drejtën tënde.

Qytetari: Por dua një kujdestari sepse edhe unë kam kaluar në...

Lulzim Basha: Dy gjëra do të them. E para punës më vjen shumë keq për bashkëshorten. Kjo është një fatkeqësi që unë e kam kaluar tre herë brenda rrethit tim familjar. Por është plotësisht e mundshme që t’i përmirësohet cilësia e jetës së saj edhe ty dhe shteti ka për detyrë t’ju ndihmojë. Ky premtoi para tetë vitesh shëndetësi falas.

Harroje shëndetësinë falas, e futi në gropë shëndetësinë, po ne do të mundësojmë që në veçanti mosha e tretë të ketë kujdesin minimal për të gjitha rastet duke përfshirë raste si kjo. Dhe këtë do e mundësojmë. Lekët që i ka çu në koncesione korruptive, të gjithë e dinë ku i ka çuar, ato lekë do të shkojnë tek pacientët, do ketë zgjidhje edhe për nusen. Si e ka emrin?

Qytetari: Liri.

Lulzim Basha: Edhe për Lirinë edhe për ty Luan do ketë zgjidhje. Kjo ka punuar gjithë jetën infermiere ka shpëtuar jetë njerëzish. Ti ke punuar gjithë jetën. Jeni të lodhur nga jeta, ju duhet ndihma e shtetit. Nuk mund të rini me pensionet e ulëta apo të rrini apo të rrini duke parë...

Qytetari: 170 mijë lekë marr unë se kam dal 60% për t’i bërë hyzmet kësaj.

Lulzim Basha: Qartë. Vetëm mos u mërzisni se do ndryshojnë gjërat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco