Lajmi i fundit

VIDEO e SKANDALIT/ Nuk i pëlqyen pyetjet, Rama shtyn gazetaren e SYRI TV, Ambrozia Meta

Lajçak nga Prishtina: Dialogu nuk është përgjegjësi vetëm e një partie!

Lajçak nga Prishtina: Dialogu nuk është përgjegjësi vetëm e një partie!

09:28, 02/03/2021
A+ Aa A-

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka folur para mediave pas takimit që pati me u.d e presidentit, Vjosa Osmanin. Lajçak ka uruar Osmanin dhe Albin Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ai dha një porosi për partitë politike në Kosovë.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun ka thënë se bisedimet duhet të vazhdojnë, e se dialogu nuk është përgjegjësi vetëm e një ane politike. “Dialogu do të vazhdojë, mesazhi im përfundimtar është për unitet politik në Kosovë, dialogu nuk është përgjegjësi e një ane apo partie politike, por e të gjitha partive”, ka thënë ai.

I njëjti tha se këtë porosi do t’ua dërgojë edhe partive tjera të cilat do t’i takojë gjatë vizitës në Kosovë. “Unë do të takoj edhe partitë tjera politike dhe do të ju kërkoj mbështetjen për cështjen e dialogut”, ka thënë Lajcak.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco