Marrëveshja për Portin e Durrësit cënon BE-në/ Borrell dhe Varhelyi i 'tërheqin veshin', Rama: Mos e bëni publike…

Marrëveshja për Portin e Durrësit cënon BE-në/ Borrell dhe Varhelyi i 'tërheqin veshin', Rama: Mos e bëni publike…

21:40, 01/03/2021
A+ Aa A-

Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, mësohet se Varhelyi ngriti shqetësimin se koncesioni i Portit të Durrësit në favor të kompanisë emiratase Emaar që po përgatitet nga qeveria, është bërë në shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Marrëveshja e qeverisë shqiptare me sheikun Mohamed Alabbar për marrëveshjen e investimit prej dy miliardë dollarësh nga grup Emaar në Portin e Durrësit, ishte planifikuar që të diskutohej në konferencën e shtypit të kryeministrit Edi Rama me Përfaqësuesin e Lartë Josep Borrell e Komisionerin Oliver Varhelyi.

Vetë komisioneri Varhelyi ka paralajmëruar pasoja, ndërsa kreu i qeverisë Edi Rama nuk ka lënë ministren Olta Xhaçka, e cila e shoqëroi në Bruksel, që të përgjigjej, por e ka marrë vetë në dorë situatën.

Vetë Rama ka thënë përballë Varhelyit se nëse është bërë ndonjë gabim në këtë marrëveshje, do të korrigjohej, me kushtin që i gjithë ky debat të mos bëhet publik.

Kështu, nisur nga premtimi i Ramës, Borrelle e Varhelyi e hoqën çështjen Emaar nga konferenca dhe shënuan se periudha tranzitore e MSA ka mbaruar më 31 mars të vitit 2019 dhe se Shqipëria është plotësisht e asociiuar. Teknikisht, kjo do të thotë se nga prilli i vitit 2019, kompanive jashtë BE-së është e ndaluar t’i jepet trajtim preferencial, si në rastin e Portit të Durrës dhe kompanisë Emaar.

Ky diskutim, mësohet se ka qenë edhe pjesë e mbledhjes së përjavshme të ambasadorëve të Bashkimit Europian në Tiranë. Më 20 janar disa ambasadorë, përfshirë edhe ata nga shtete ku ka interesa për këtë port, ngritën problemin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit Ekonomik të Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara Arabe si dhe ligjin që synon dhënien e Portit Durrës me koncension.

Ambasadorët i kanë konsideruar keto, shkelje të MSA-së dhe të detyrimeve ndaj BE-së! Ambasadorët kërkuan të dinin se çfarë po bën Komisioni Europian për këtë dhe në përgjigjen e tij, në emër të Komisionit, shefi i delegacionit Luigi Soreca u shpreh se ky problem shqetësues po i nënshtrohej një analize ligjore nga shërbimet e Komisionit Europian. Sipas Sorecës, për këtë çështje qeverisë shqiptare do t’i kërkohej llogari në mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asocimit në 1 mars, gjë që ndodhi sot./ Dosja.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco