Koncesioni 100 milionë euro për karburantet/ PD, KQZ-së: Rama po shkel rregullat e zgjedhjeve

Koncesioni 100 milionë euro për karburantet/ PD, KQZ-së: Rama po shkel rregullat e zgjedhjeve

19:39, 01/03/2021
A+ Aa A-

Partia Demokratike  denoncoi aktin e qeverisë për koncesionin e ri të hidrokarbureve si shkelje e rregullave të përbashkëta për  zgjedhjet. 

Për këtë arsye, PD i kërkoi KQZ të marra masa për respektimin e Kodit Zgjedhor. Në kërkesën e PD për KQZ citohet rregulli i shkelur nga qeveria. “4 muaj para datës së zgjedhjeve, deri ditën e zgjedhjeve ndalohet dhënia e kontratave publike të koncesionit/partneritetot publik privat (PPP), për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, nuk janë vijim i një procedure koncesionare të identifikuar dhe nisur apo nuk janë parashikuar për t’u financuar nëpërmjet buxhetit të miratuar të vitit zgjedhor”. Procedurat e koncesionit që do t’u kushtojë qytetarëve 100 milionë euro për 10 vjet u bënë publike gjatë periudhës së ndaluar nga Kodi për nxjerrjen e të tilla akteve nga qeveria.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco