Skandali/ Gjykata Kushtetuese i heq kompetencat KLSH-së, lejon kompanitë private të auditojnë financat publike

Skandali/ Gjykata Kushtetuese i heq kompetencat KLSH-së, lejon kompanitë private të auditojnë financat publike

19:08, 01/03/2021
A+ Aa A-

Në një vendim të paprecedent e paradoksal, Gjykata Kushtetuese ka lënë sot në fuqi një vendim që lejon kompanitë private të auditojnë financat e qeverisjes vendore.

Ligji në fjalë u ankimua nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, por është hedhur poshtë me vendimin e sotëm.

Po çfarë thotë Neni 50 i ligjit për Auditimin e Jashtëm?

Sipas ligjit, KLSH-ja dhe Ministria e Financave do auditonin së bashku financat e 61 bashkive në vend, por ligji parashikonte se për një pjesë të bashkive që do auditoheshin, do merreshin auditues privat.

Ky ligj në formën që ishte u atakua nga KLSH-ja në Gjykatën Kushtetuese duke u bazuar në dy argumente.

A – Ministria e Financave është vetë subjekt që auditohet nga KLSH-ja

B – Përfshirja e kompanive private është rast i paprecedent, sepse jepen para nga buxheti i shtetit për të kontrolluar financat e qeverisjes vendore nga kompani private.

Nga ligji i lënë sot në fuqi nga Gjykata Kushtetuese ka vetëm dy palë përfituese.

Njëra janë kompanitë private që do përfitojnë para nga buxheti i shtetit për të audituar financat e qeverisjes vendore dhe pala tjetër janë zyrtarët e bashkive të lidhura me qeverinë, që do avokatohen nga përfaqësuesit e Ministrisë së Financave.

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese, që ka hedhur poshtë argumentet e KLSH-së për ligjin në fjalë, është një rast i paprecedent. Më poshtë është vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese për ligjin ‘Për financat e qeverisjes vendore’.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim në seancën plenare të datës 23.02.2021, çështjen me kërkues Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, me objekt: “Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i nenit 50, pikat 1 dhe 2, të ligjit nr. 68/2017 “Për financat e qeverisjes vendore”. Pezullimi i zbatimit të nenit 50, pikat 1 dhe 2, të ligjit nr. 68/2017 “Për financat e qeverisjes vendore”, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese”.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese,

VENDOSI:

– Rrëzimin e kërkesës.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Neni 50 i ligjit mbi Auditimin e Jashtëm, që mbetet në fuqi pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese

Neni 50

Auditimi i jashtëm

Veprimtaria financiare dhe zbatimi i buxhetit vjetor të njësive të vetëqeverisjes vendore u nënshtrohen çdo vit auditimit të jashtëm.

Auditimi i jashtëm realizohet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose auditues të tjerë ligjorë.

Ministri i Financave dhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit përcaktojnë me udhëzim të përbashkët rastet kur auditimi realizohet nga auditues të tjerë ligjorë, si dhe procedurat, afatet dhe standardet e auditimit të jashtëm nga këta auditues.

Kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore e dërgon raportin e auditimit të jashtëm në këshillin e njësisë së vetëqeverisjes vendore si pjesë e raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit vendor. Një kopje e këtij raporti i dërgohet Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Ministrisë së Financave.Për të gjitha raportet e auditimit të jashtëm, të kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit apo auditues të tjerë ligjorë, kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore përgatit një plan veprimi për zbatimin e rekomandimeve të raportit të auditimit dhe raporton rregullisht në këshillin e njësisë për progresin në zbatimin e tij./ Hashtag.al

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t01/03/2021 21:05

Kjo GJ:K. e korruptuar edhe zgjedhjet lokale nje partiaake do ti quaje te ligjshme.

Shqiptari01/03/2021 20:00

SI EKSPERT AUDITIMESH NDERKOMBETARE QE JAM, I TRAJNUAR DHE I SPECIALIZUAR PER DISA VITE NE INSTITUCIONE DHE QENDRA TRAJNUESE TE BE, MENDOJ SE TEK NENI 50 - AUDITIMI I JASHTEM, NUK KA SGJE QE TE QUHET SKANDAL. NENI 50 E SHPREH QARTE: "Auditimi i jashtëm realizohet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose auditues të tjerë ligjorë". KETU THJESHT MUND TE SHTOHET VETEM NJE FRAZE: "Auditimi i jashtëm realizohet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose auditues të tjerë ligjorë ose te kombinuara te dyja bashke". GJITHASHTU PERCAKTOHEN EDHE RASTET E VECANTA. KETU NUK KA ASGJE TE KEQE, NE RASTE TE VECANTA KUR KLSH NUK KA STAF TE MJAFTUESHEM AUDITUES, E LEJON LIGJI QE TE PERFSHIJE NE GRUPET E SAJ TE AUDITIMIT EDHE AUDITUES TE JASHTEM PRIVATE TE LICENSUAR. KJO, PERKUNDRAZI ESHTE NJE GJE E MIRE, PER TE SHMANGUR FRYRJEN E STAFIT TE KLSH. PER MENDIMIN TIM KJO DO T'I VINTE SHUME NE NDIHME EDHE QEVERISE SE ARDHESHME TE Z.BASHA PER TE KONTROLLUAR FINANCIARISHT BASHKITE ME ANE TE KLSH APO KOMPANIVE PRIVATE AUDITUESE, DUKE SHMANGUR HAMENDESITE APO KONFLIKTET E INTERESIT, NEGATIVISHT APO POZITIVISHT ME QEVERINE (MINISTRIA E FINANCAVE).

Emigranti01/03/2021 19:22

ja pra kjo esht gjykata anti kushtetuese ne sherbimin e rilindjes, mos u merzisni shqiptar se skeni par gje akoma , vazhdoni ndiqni me devotshmeri emisjonin perputhen dhe telenivela turke, se per te tjerat ska problem i din qeveria ato pun, se besoj se e keni iden çdo te thot kjo per ne, dmth nuk na mjaftonte kjo qeveri qe po ben kerrdin me vjedhje me an te ppv e , por tani duhet te bejm te paprekshem edhe kryetar bashkish e administrator te njesive bashkiake, kesaj i thon te vjedhin nga me i vogli deri te me i madhi i rilindjes

Shto koment

Denonco