PD: SPAK si në rastin e Manastirliut, nuk heton hajdutët e vërtetë Ramën dhe Xhaçkën

PD: SPAK si në rastin e Manastirliut, nuk heton hajdutët e vërtetë Ramën dhe Xhaçkën

18:43, 01/03/2021
A+ Aa A-

Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar pas vendimit të SPAK për të mos hetuar ish-ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka për korrupsionin në tenderin për pakot ushqimore për familjet në nevojë, ku janë marrë në akuzë vetëm 3 anëtarë të komisionit.

Alibeaj shkruan se PD tha të vërtetën lidhur mbi tenderin e ushqimeve për familjet në nevojë gjatë pandemisë, ku tenderi iu dha pa garë një kompanie kompjuterash të lidhur me bashkëshortin e ish-ministres Xhaçka.

‘Abuzimi i Ministrisë së Mbrojtjes me tenderin e ushqimeve për familjet në nevojë gjatë pandemisë prej sot është i provuar. PD tha të vertetën, siç ka bërë keto 8 vjet në opozitë për çdo aferë të qeverisë së Edi Ramës. Nën drejtimin e Olta Xhaçkës, Ministria e Mbrojtjes bleu ushqimet me dyfishin e çmimit dhe  tenderi iu dha pa garë një kompanie kompjuterash në Maqedoni, e lidhur me bashkëshortin e Ministres Xhaçka.

Dokumentimi i vjedhjes me tenderin e ushqimeve gjatë pandemisë vjen pas dokumentimit nga SPAK të një tjetër denoncimi të PD për vjedhjen me tenderat e pajisjeve mjekësore. Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga Ogerta Manastirliu, i bleu ato me 2, 3 dhe 4fishn e çmimit dhe temderat u shpallën sekretë.

Për fat të keq, SPAK nuk i shkoi deri në fund këtyre çështjeve, duke ngritur akuza vetëm për nëpunës të nivelit të ulët drejtues. SPAK dështoi të ndeshkojë hajdutët e vërtetë, Edi Rama, Olta Xhaçka dhe Ogerta Manastirliu, që dolën garant për vjedhjen, u perpoqën të mashtrojnë shqiptaret, si dhe sulmuan dhe shpifën ndaj opozitës që denoncoi skandalin.

Vjedhja me prova në kohën me të veshtirë për shëiptarët provon edhe njëherë se Edi Rama i ka braktisur qytetarët. Koha kur qeveria vjedh njerëzit do të marrë fund në 25 Prill! Është koha për ndryshim!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco