Bardhi: Largimi nuk është zgjidhja. Të rinjtë kanë në dorë ndryshimin më 25 prill

Bardhi: Largimi nuk është zgjidhja. Të rinjtë kanë në dorë ndryshimin më 25 prill

17:05, 01/03/2021
A+ Aa A-

Drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit për Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, pati një takim sot me studentë të këtij qytet, ku vlerësoi se të rinjtë kanë në dorë ndryshimin dhe largimi nuk është zgjidhja.

Bardhi tha se të rinjtë duan ndryshimin e qeverisjes së vendit dhe përfaqësimin nga një qeveri e përgjegjshme, që u siguron të ardhmen në vend.

Studentët ngritën shqetësime të përbashkëta për vështirësinë e shkollimit me tarifat e larta, mungesë e shpresës për punësim apo projektim të së ardhmes.

Gazment Bardhi u shpjegoi të rinjve se duke njohur këto probleme dhe energjinë e tyre për të ndërtuar jetën këtu, PD ka bërë plan konkret për uljen e tarifave, mbulimin e  shpenzimeve me bursa për ata studentë që vijnë nga familje në nevojë.

'Ne do të ofrojmë mijëra stazhe me pagesë çdo vit, që janë paradhoma e sigurtë drejt punësimit.

Do të investojmë në teknologji e laboratore e do të stimulojmë sipërmarrjet e reja. Elbasani nuk ka të neserme nëse studentët mbijetojnë çdo ditë, drobiten dhe humbin shpresën.

Ne do t’i shohim si potencialin më të madh për zhvillim, për daljen nga qendrimi vendnumëro. Ju keni në dorë të ardhmen tuaj në 25 Prill dhe të ardhmen e Shqipërisë duke votuar ndryshimin',  tha Gazment Bardhi.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco