Abuzimet me tenderat në pandemi/ Pas Manastirliut, SPAK shpëton dhe Olta Xhaçkën

Abuzimet me tenderat në pandemi/ Pas Manastirliut, SPAK shpëton dhe Olta Xhaçkën

16:58, 01/03/2021
A+ Aa A-

SPAK ja ka marrë dorën në hetimet e tij, duke mos shkuar dot më lart se tek anëtarët e thjeshtë të Komisionit të Ofertave.

Pasi shpëtoi Ogerta Manastiliun nga hetimet, duke ja hedhur fajin komisionit të oferta për blerjet me çmime 8-fish më të larta, sot SPAK ka vendosur që të shpëtojë edhe Olta Xhaçkën për tenderin e ushqimeve të dhënë një firme kompjuterësh, kur ajo ishte ministre e Mbrojtjes.

Kështu ka vendosur sot SPAK, duke mos ngritur asnjë akuzë për Xhaçkën e cila sot është ministre e Jashtme dhe të vendosë nën hetim 3 anëtarë të komisioni të ofertave.

E njëjta lojë si në Ministrinë e Shëndetësisë, ku të hetuarit janë disa njerëz pa ndonjë peshë, të cilët vetëm kanë hedhur firmën, ndërsa lojën e ka bërë ministrja.

Të hetuarit e SPAK janë Ylli Imeri, Dafina Keça dhe Andrea Dapaj.

Tenderi i ushqimeve i denoncua nga PD gjatë vitit 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t01/03/2021 18:05

Kur keto 2 thithlopa qe ka ne firmosur nuk i gjen gjë,cfare mund ta gjeje kryethithlopen kur nuk ka firmosur ne asnje ppp ose koncension

...01/03/2021 17:33

Anetareve te komisionit te ofertave ia bejne mire qe i denojne, kur hedhin firmat pa ua bere syri “terr”. Kryetari i autoritetit kontraktor (ministri, por qe ia delegon sekretarit te pergjithshem) nuk mban pergjegjesi per dokumentet e tenderit te cilat harohen nga njesia e prokurimit. Sigurisht qe ministri jep urdhera, por nuk eshte aq budalla(qe) sa te lere gjurme. Ka edhe njerez te ndershem dhe/ose qe e ruajne veten duke mosnpranuar te firmosin. Pa dyshim qe keta perfundojne te papune, por une njoh jo pak qe kane dhene doreheqjen

Shto koment

Denonco