Fshehu vdekjet nga Covid/ Bie politikani simbol, kurse Rama bën fushatë

Fshehu vdekjet nga Covid/ Bie politikani simbol, kurse Rama bën fushatë

11:53, 01/03/2021
A+ Aa A-

Ndërkohë që në Shqipëri është raportuar zyrtarisht se vitin e shkuar janë regjistruar së paku 5700 vdekje shtesë, ekspertët thonë se këto janë viktima të koronavirusit, të cilat nuk janë raportuar nga qeveria.

Opozita denoncoi e para skandalin e fshehjes së numrit të viktimave, ndërsa hija e vdekjeve ka pushtuar vendin. Kudo sheh lajmërime për viktima nga koronavirusi, por edhe nga ajo që njihet si ‘pandemia e dytë’. Bëhet fjalë për sëmundjet që nuk trajtohen për shkak të mbingarkesave me Covid-19.

Megjithatë në Shqipëri askush nuk ka lëvizur një gisht për këtë skandal të rëndë.

Por ndryshe ndodh në SHBA, ku po konsumohet rënia spektakolare e një politikanit karizmatik të demokratëve, guvernatorit të Nju Jorkut Andrew Cuomo.

Ndoshta vitin e shkuar mund ta keni parë guvernatorin, pasi ai ishte një yll në rritje meteorike. Ai ishte simbol i menaxhimit të pandemisë, përballë broçkullave dhe keqmenaxhimit nga ish-presidenti Donald Trump.

Në një pikë u përfol se Cuomo mund të ishte kandidat për president. Fama e tij kapërceu Amerikën dhe konferencat e tij për shtyp transmetoheshin nga mediat  rregullisht. Fillimisht dukej një personazh simpatik, por ngadalë nisi të bëhej arrogant.

Pesha e arrogancës erdhi me një çmim edhe më të rëndë. Cuomo tani është në telashe. Kjo për shkak të një vendimi të pashpjegueshëm nga ana e tij për të mos raportuar viktimat e koronavirusit në azilet e të moshuarve.

Bëhet fjalë për më shumë se 3800 viktima që nuk janë raportuar. Hetimet kanë nisur dhe prokuroria e Nju Jorkut ka përgatitur një dosje me 76 faqe.

Skandali nis edhe më herët, kur personat e infektuar lejoheshin të ktheheshin në azilet e të moshuarve duke i kthyer këto në vatra vdekjeprurëse të virusit.

Cuomo është në rënie të lirë. Mediat e mëdha thonë se është punë ditësh largimi i tij. Ëndrrat për karrierë të mëtejshme janë shkatërruar plotësisht.

Për ironi, kur u zgjodh guvernator, ai kishte deklaruar se një mandat i tretë është gjithmonë një gabim i madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Une or une01/03/2021 13:05

Brrockullat e presidentit Trump. I shkau dyshemeja edhe Syrit te famshem. Mortja qe sju fshin jarebi

Shto koment

Denonco