‘Prokopi s’ka ky vend’/ Si i gënjen Rama të moshuarit për vaksinat

‘Prokopi s’ka ky vend’/ Si i gënjen Rama të moshuarit për vaksinat

11:24, 01/03/2021
A+ Aa A-

Pavarësisht se në Shqipëri ka mbërritur vetëm një grusht vaksinash, kryeministri Edi Rama po përdor propagandën për të krijuar idenë që ka një proces vaksinimi.

Por si në rastin e vaksinimit të personaliteteve, edhe kjo histori po i kthehet në bumerang.

Kjo për shkak se shumë të moshuar në rrethe të ndryshme të vendit, në Shkodër, Vlorë, Korçë e kudo që thuhet se ka proces vaksinimi, po vërshojnë për të marrë vaksinën.

Por ata mbeten të zhgënjyer kur shohin që nuk ka vaksina.

Kjo video vjen nga Vlora, kur një i moshuar u përball me zhgënjimin kur mësoi se nuk ka vaksina.

“Prokopi s’ka ky vend,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco