Rama jep koncesionin 100 mln euro, pritet shtrenjtimi i karburanteve

Rama jep koncesionin 100 mln euro, pritet shtrenjtimi i karburanteve

09:12, 01/03/2021
A+ Aa A-

Pak muaj para zgjedhjeve, në QBZ është miratuar një tjetër vendim për një koncesion të ri në sektorin e hidrokarbureve. Tri kompani do të bëjnë monitorimin e vëllimit të transaksioneve në sektorin e hidrokarbureve.

Koncesioni ka një vlerë prej 100 milionë eurosh dhe do të zgjasë 10 vite. Kjo bën që tarifa që do të paguhet për koncesionin të reflektohet në çmimin final që shitet karburanti për qytetarët.

Ndonëse në Fletoren e Botimeve Zyrtare VKM-ja është publikuar së fundmi, ajo është miratuar në datën limit që i lejonte ligji qeverisë për të miratuar koncesionet, pikërisht më datë 24 dhjetor 2020.

Ky vendim përcakton: a) metodologjinë e sistemit të fiskalizimit të transaksioneve tregtare në sektorin e hidrokarbureve; b) procedurën e ofrimit të instalimit dhe të mirëmbajtjes së sistemit të monitorimit nëpërmjet operatorëve privatë, të autorizuar nga autoritetet përgjegjëse, sipas kërkesave dhe procedurave të parashikuara në këtë vendim; c) detyrimin ligjor që të gjithë tatimpaguesit, që tregtojnë me shumicë dhe/ose pakicë naftë dhe produkte të saj dhe gaz natyror të lëngshëm (GNL) në format e tregtimit, përfshirë skemat e vogla të GNL-së (SLNG) dhe impiantet e gazit natyror të komprimuar (CNG), të pajisen me mjete dhe sistem elektronik të kompjuterizuar për regjistrimin dhe qarkullimin e produkteve të tregtuara prej tyre; ç) mënyrën e funksionimit të sistemit të monitorimit dhe të komunikimit me administratën tatimore; d) kriteret për pajisjen me autorizim të shoqërive që ofrojnë sisteme të tilla nga autoritetet përgjegjëse, afatet dhe dokumentacionin që duhet të plotësojnë operatorët e autorizuar, nivelin.

Në lidhje me këtë koncesion ka reaguar edhe eksperti i ekonomisë, përfaqësuesi i Nismës Thurje, Pano Soko. Përmes një postimi në “Facebook”, Soko shkruan se fituesit e koncesionit ishin të paracaktuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari01/03/2021 13:13

SI KA MUNDËSI QË TË JEPEN ME KONCENSION TË GJITHA INSTITUCIONET E KONTROLLEVE DHE MONITORIMEVE SHTETËRORE TEK PRIVATI!!! PO KËTA PRIVATËT KUSH DO T'I KONTROLLOJË DHE MONITOTROJË???!!!! TANI KA MBETUR VETËM QË TË JEPET ME KONCESION POLICIA E SHTETIT, KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, INSPEKTORIATI I KONTROLLIT FINANCIAR DHE TATIMET, KONTROLLI DOGANOR, PIKAT KUFITARE DHE VETË QEVERIA!!! KETO MASKARALLËQE DHE KRIME I BËN VETËM NJE QEVERI KRIMINALE DHE E PAAFTË!!! O SHQIPTARË! PYETENI SATRAPIN E SURRELIT, SUNDIMTARI I FUNDIT I SHQIPËRISË: ÇFARË KA BËRË QEVERIA E TIJ KËTO 8-VITE TË ZEZA PËR JU? VLORA, BASTIONI I KRYEMINISTRIT, PO QELBET ERA MUT DHE ERA PLEHRASH QË NGA PYLLI I SODËS DHE DERI TEK PLAZHI I RI, NDËRSA AI KA 8 VJET QË LAJ-THAJ MBURRET VETËM ME LUNGOMAREN, E CILA ËSHTË INVESTIM I BE DHE JO I QEVERISË! SI KAMUNDËSI QË SPAK FLE GJUM!!! A KA GJYKATË KUSHTETUESE APO JO??!!!

t01/03/2021 10:21

Sa miliarda ke shperdoruar me ppp e koncensionet o supershkerdhate,dhe sot do e kishe ndertuar nje hekurudhe te shpejte durres- tirane,dhe do e kishe bere shendetesine falas o te shkerdhefshim me soj e sorollop

Noni01/03/2021 09:49

Flaken i Ka vene Rame droga , shpirtziu sketere , per ti nxjerre fundin Shqiperise se mjere martire, bashke me shqiptaret , te cilet , nder shekuj , nuk u gdhenden te behen njerez ne asnje lloj regjimi .

Shto koment

Denonco