Lajçak nesër në Kosovë! Do takohet edhe me Albin Kurtin

Lajçak nesër në Kosovë! Do takohet edhe me Albin Kurtin

22:16, 28/02/2021
A+ Aa A-

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak nesër do të vizitojë Kosovën ku do të takohet edhe me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Këtë e ka konfirmuar vetë Kurti kur u pyet nëse do të takohet nesër me Lajçakun.

‘Me sa di në agjendë e kemi edhe takimin me Lajçak, prandaj mund të them se po’, tha shkurt Kurti për një media në Kosovë.

Gjatë javës së ardhshme Lajçak përveçse në Prishtinë do të qëndrojë edhe në Beograd ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Më 14 shkurt Kosova zhvilloi zgjedhjet parlamentare dhe aleatët perëndimor të përveç urimit të Kurtit për fitoren e Vetëvendosjes, i kanë bërë thirrje të eci para me dialogun me Serbinë.

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak në takimet që do të zhvillojë në Kosovës dhe më pas në Serbi ka për qëllim pikërisht nxitjen e dialogut mes dy vendeve për të ecur para me hapat integrues dhe zhvillimit të të dy vendeve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco