Çfarë pritet të ndodhë? Komiteti i Ekspertëve mblidhet të hënën për masa të reja

Çfarë pritet të ndodhë? Komiteti i Ekspertëve mblidhet të hënën për masa të reja

21:29, 28/02/2021
A+ Aa A-

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet sërish ditën e hënë për të shqyrtuar masat për parandalimin e pandemisë Covid-19.

Komiteti u mblodh vetëm dy ditë më parë, ku dhe vendosi që të mbeten në fuqi masat që ishin aktuale, pra që nga ora 20:00 të mos ketë lëvizje, si dhe të mbyllen baret dhe restorantet.

Vendimi i tyre nuk u prit mirë nga shumë ekspertë, politikanë, pasi ditët e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve me Covid-19.

Por ishin dhe vetë anëtarë të Komunitetit që një ditë pas mbledhjes thanë se situata nga pandemia, në vendin tonë është kritike dhe se ditën e hënë do të vendosen masa të tjera kufizuese.

Nuk dihet se çfarë masash do të vendosen ditën e nesërme ndërkohë që gjatë 24 orëve në vendin tonë u regjistruan 952 raste të reja dhe 21 viktima.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Shqipëri janë infektuar 107,167 persona ndërkohë që kanë humbur jetën 1,796 të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco