Idrizi nga Fieri: Rama kërkon të heqë Çamërinë edhe nga librat e historisë

Idrizi nga Fieri: Rama kërkon të heqë Çamërinë edhe nga librat e historisë

16:43, 28/02/2021
A+ Aa A-

Në një takim me anëtarët e Shoqatës Patriotike ‘Çamëria’ dhe PDIU-së në Fier, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi u shpreh se shqiptarët e Çamërisë nuk mund të pranojnë atë që ‘pashallarët e kuq’ i kanë bërë Çamërisë që në vitin ’44.

Ata nuk mund ta pranojnë diskriminimin dhe përdorimin për vota, prej atyre që nuke kanë dashur Çamërinë.

Idrizi më tej theksoi se shqiptarët e Çamërisë nuk e pranojnë dot thundrën e pushtetit dhe si çdo shqiptar ndihen të fyer nga politika antishqiptare e Kryeministrit Edi Rama. ‘Rama kërkon ta heqë Çamërinë edhe nga librat e historisë sepse kështu ia kërkon pala greke. Kërkon që ta barazojë Çamërinë me termin Vorio-Epir. Pra, jo thjesht të na heqë identitetin ne, por të këpusë njërin krah të identitetit kombëtar shqiptar’, tha ai.

Për Idrizin ‘nuk ka shqiptar që mos ndihet i indinjuar kur kryeministri ynë si greku më i mirë shkon dy herë në Greqi dhe nuk kërkon heqjen e Ligjit të luftës’. ‘Si është e mundur që Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale pas 87 vjetësh, ndërsa kryeministri jo vetëm nuk e kundërshton, por bën avokatinë e Greqisë. Pse qeveria shqiptare hesht para Çështjes Çame, që është detyrim kombëtar? Ne jemi këtu për të mbrojtur Çamërinë, por edhe Shqipërinë nga një strategji e përkrahur nga idiotët e dobishëm të Athinës në Tiranë’.

Në fund kreu i PDIU-së u shpreh se të bashkuar shqiptarët janë më të fortë. ‘Disave iu vritet veshi kur flitet për Bashkimin Kombëtar, po atë e kanë në Preambulën e Kushtetutës ku shkruhet: ‘me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar’. Të bashkuar, por jo me folklorizëm, padyshim që jemi të fortë. Por në fillim duhet të afrohemi përmes Akademisë së Shkencave të përbashkët, arsimit të përbashkët, ekonomisë, etj.’, përfundoi Idrizi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco