‘Mafiozi me 12 paga’, Mazniku ortaku i bosit të Ndranghetës së Veronës

‘Mafiozi me 12 paga’, Mazniku ortaku i bosit të Ndranghetës së Veronës

13:00, 28/02/2021
A+ Aa A-

Ish Kryeministri Berisha ka denoncuar me një postim në facebook abuzimin me detyrën të nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku.

“Ky mafioz përveç rrogës së tij si nënkryetar Bashkie merr dhe 12 paga të tjera në muaj”, shkruan Berisha

Në postimin e tij ish kryeministri ka renditur të gjitha ndërmarrjet dhe bizneset ku paguhet ky person duke e cilësuar si “Mafiozi me 12 paga”.

Ja postimi i plotë:

Mafiozi me 12 paga!!

Apo Mafioz Mazniku ortaku i bosit të Ndragetës së Veronës, Miglioranci.

Ky mafioz përveç rrogës së tij si nënkryetar Bashkie merr dhe 12 paga të tjera në muaj. Sb

Maja e ajsbergut

ARBJAN MAZNIKU

1– Drejtor Administrativ i kompanisë koncesionare “Eco Tirana” me pagë mujore 1500 Euro, ku Bashkia ka 51% aksione, ndërsa grupi mafioz “Ndranghet’a” ka 49% aksione.

2– Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, me delegim nga kryetari statutor Erjon Veliaj, ku paguhet 1000 Euro në muaj.

3– Mbikëqyrës i administrim-likujdimit të kompanisë “TI-VA Sh.a” me pagë 500 Euro; shoqëri prodhim-shitje materialesh ndërtimi, ku bashkia është pronare me 51%, ndërsa 49% i ka firma italiane veroneze “Ital-Tub”.

4– Administrues i përkohshëm i Ndërmarrjes Studentore Nr. 3 Tiranë, me pagesë mujore 600 Euro; qysh prej datës 15.08.2020, pas ndarjes nga jeta të ish-adminisratorit Ndue Ndoci.

5– Mbikëqyrës për administrim-likujdimin e shoqërisë “SPORT KLUB FARKA me pagë mujore 300 Euro; e cila është 49% në pronësi të Bashkisë Tiranë, 31% në pronësi të Çim Fushës e 20% në pronësi të ish-kryekomunarit të PD, Fatbardh Plaku.

6– Zv/kryetar i Bordit “KLUB-FUTBOLL TIRANA”, ku Bashkia është 34% pronare; si dhe mbikqyrës i deleguar administrativ prej kryetarit të Bashkisë Tiranë, me pagë mujore 700 Euro.

7– Zv/kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Fondacionit Kredi-Biznes-Ndërtime “CRIMSON FINANCE FUND ALBANIA”, me pagë mujore 800 Euro, ku Bashkia-Tiranë është pronare me 25%, në ortakëri me Aleksandër Sarapuli dhe kompaninë “Aleat” të pasaportave.

8– Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë “TIRANA AGRIKULTURE shpk” krijuar më 15.07.2020, në pronësi 100% të bashkisë, por ende pa pagë.

9– Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë “TIRANA DC Sh.a” krijuar më 28.10.2020; me aktivitet rindërtimi tërmeti, evente kulture, import makineri, transaksione pronash etj.; në pronësi 100% të bashkisë, ende pa pagë.

10– Emëruar nga kryebashkiaku Veliaj, në postin Drejtor i Projekteve të punëve publike që krediton grupi “Abui Dhabi” për Bashkinë-Tiranë; nuk dihet sa e ka pagën mujore.

11– Emëruar në Bordet e 4 Universiteteve Publike të Tiranës, me të drejtë vote, si përfaqësues i pushtetit lokal dhe pagë mujore nga 200 Euro tek secili.

12– Deleguar nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Veliaj, si përfaqësues-anëtar bordi në vend të tij në FSHZH, me pagë mujore 600 Euro.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Carapuli28/02/2021 20:11

Pra 6800 euro ne muaj Maznik Dyfeku !!!??? Te thata. Duke ndenjur ne bythe tek Nusreti. Dhe vishet si grua mbas ores 21:00 cdo nate. Dele bashkekombase!!.. e paskan hallall mandatin e trete keta 69-shat e Edvinit. Po ky ja futka edhe me rroge borderoje gjithe qeverise. Mazniku per kryeminister urgjent

Edi28/02/2021 16:21

Hajde Marsian hajde,po i del koha ketij supernjeriut te merreet me gjithe keto pune apo krijo borde kot ku nuk ju di as emrin dhe fut ne chep dhjetra mijra euro ne muaj Po specialiste te tjere s'ka bashkia ose dhe pa pune qe te cojne nje rroge ne familje duke punuar gjithe diten ne keto specialitete per te cilat cifuti i Fikut ve vetem firmen.Nga keta e ja nxjere Rama ate shprehjen te kapesh cte te dale perpara.

...28/02/2021 14:06

Si eshte kjo pune: bashkite jane bere shtet mbi shtetin. Ne administraten qendrore nuk mund te jesh ne me shume se 3 borde drejtuese. Mazniku qenka i pazevendesueshem. Po keto kompani sa i kane pagat qe paguakan bordin me mijera euro? A i sheh KLSh-ja keto? Apo varja...

Shqiptari28/02/2021 13:47

PERVEC ROLIT TE HIENES, SI KA MUNDESI KOHORE QE NJE PERSON I VETEM TE KRYEJE 13 DETYRA NE MUAJ?!!!!! SI KA MUNDESI QE ORGANET E DREJTESISE DHE KONTROLLI I LARTE I SHTETIT BEN SEHIR, KUR KY MAFIOZ I QELBUR GRABIT PA MESHIRE TAKSAT TONA???!!!

Altjer Xhaferi28/02/2021 13:26

Rrofte partia socialiste keta te rrojne sa malet pa ne populli ska gje le te vdesim per buke. Po sikur te mos kushim Rama kryeminister imagjinoni sa keq do ishim, minimumi mund te ishim anetare ne BE. hani I q...ni motren se ky popull legen diktature do.

Shto koment

Denonco