Alibeaj: Në 25 Prill i japim fund të keqes. Puna në fshat do të shpërblehet

Alibeaj: Në 25 Prill i japim fund të keqes. Puna në fshat do të shpërblehet

12:17, 28/02/2021
A+ Aa A-

Në fshatrat e qarkut të Fierit, tregohet shumë qartë prapambetja 8 vjeçare, për shkak të mosmbajtjes së premtimeve nga qeveria. Kordinatori politik i qarkut Fier Enkelejd Alibeaj bisedoi me banorë të fshatit Vlosh në Roskovec, një zonë e harruar nga pushteti i çdo niveli! Prania e qeverisë ndihet vetëm me gjoba dhe taksa. Enkelejd Alibeaj theksoi se ky realitet duhet të ndryshojë me vote me 25 prill, duke u bashkuar rreth ndryshimit pavarësisht bindjeve politike.

“Ka 8 vite që ekonomia dhe punët janë në vendnumëro. Një vend i bukur, pjellor, por që është shpopulluar i gjithi, siç ka ndodhur këtu. Kjo është dramë e madhe. Nuk është as vendnumero, është kthim pas. 25 prilli është dita që do të zgjidhë shumë gjëra. Që djemtë të mos ikin, që të rifillojë edhe njëherë mbështetja për bujqesinë, që prodhimi juaj të shitet. Zgjidhja është të bëhemi bashkë, pa asnjë lloj dallimi. T’i japim fund të keqes! Boll me me këta! Të fundit në punësim, por të parët në gjoba e në taksa. Në planin e Lulzim Bashës ka mbështetje për fshatin, që puna e bujqve, e blegtorëve të konvertohet në para.”- tha Alibeaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco