Programi për pronat, Basha: Abrogim ligjit të Ramës, kuadër të ri ligjor që garanton rikthimin….

Programi për pronat, Basha: Abrogim ligjit të Ramës, kuadër të ri ligjor që garanton rikthimin….

12:05, 28/02/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar gjatë ditës së sotme programin e qeverisjes së tij për pronat.

Ai mori nagzhim abrogimin e ligjit të Ramës për pronat dhe ngritjen e nje kuadri ligjor që garanton kthimin ku është e mundur, kompensimin fizik dhe financiar me çmimin e tregut.

Në një postim në facebook kreu demokrat ka bërë një rezyme të gjitha saj çfarë u deklarua gjatë takimit ku u preznatura program per pronat.

Ja postimi i plotë:

Prezantova sot në prani të përfaqësuesve të pronarëve, programin tonë për rikthimin, kompensimin dhe trajtimin e pronave. Në emër të Partisë Demokratike shpreha ndjesën e sinqertë që ia kemi borxh kësaj shtrese për të gjithë vonesat, pengesat dhe problemet që kanë hasur në rrugën e rifitimit të pronave të tyre legjitime. Ashtu siç u shprehën edhe përfaqësuesit e nderuar të pronarëve në këtë takim, Partia Demokratike është shtëpia e tyre natyrale.

Ne 8 vite, Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Edi Ramën edhe në trajtimin e pronës private. Edi Rama e bëri të pazgjidhshme çështjen e pronave të konfiskuara nga regjimi komunist dhe të pakthyera deri sot. Ligji i tij për pronat u bë pengesa kryesore për çdo pronar për të marrë pronën që i takon. Ne do t’i japim zgjidhje njëherë e mirë kësaj padrejtësie dhjetëra-vjeçare dhe për këtë kemi një plan pune të qartë dhe serioz.

U angazhova përpara përfaqësuesve të pronarëve se do të abrogojmë ligjin e Ramës për pronat dhe do të ngremë një kuadër të ri ligjor që garanton rikthimin aty ku është e mundur, kompensimin fizik dhe financiar me çmimin e tregut. I sigurova se ne do të jemi garant për respektimin e titujve të pronësisë nga vendimet e formës së prerë administrative apo gjyqësore. Fondet e kompensimit fizik do të zgjerohen me pasuritë e konfiskuara nga zbatimi i ligjit anti-mafia. Ne do t’i shkarkojmë pronarët nga kostot administrative, tarifat dhe taksat gjyqësore. Regjistrimi i titujve të pronësisë do të marrë zgjidhje përfundimtare me krijimin e një harte unike kadastrale për të gjithë territorin.

Shqipëria ka humbur shumë këto 8 vite në trajtimin e pronës private. Pasuritë e shqiptarëve janë gllabëruar nga një grusht njerëzish pranë Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Askush nuk mund të zhvillojë vetë pronën e tij dhe të fitojë atë që i takon me të drejtë. Kjo situatë duhet të marrë fund njëherë e mirë. Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe shpresë të re. Ka nevojë për drejtësi dhe ndershmëri në trajtimin e të drejtës së pronësisë. Më 25 prill, zgjedhja është ndërmjet Shqipërisë dhe Edi Ramës. Prandaj vendimi i 25 prillit është i qartë: Rama humb dhe Shqipëria fiton!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

...28/02/2021 12:30

Mbeshtetu tek pronaret apo sic i quajne “ish-pronaret” edhe tek pronaret e ndershem qe keto 30 vjet i kane vene pronat me djerse dhe jo me grabitje (nese gjen ndonje)! Beji pronaret pjese te zhvillimit ne zonat turistike. Pronaret te jene aksionere ne komsorciumet qe te ngrihen me investitoret privat. Rama po zhvat pronat e pronareve pasi i konsideron investitore strategjik Samirin&Co, te cileve u jep token falas qe Samiri ti shese vilat me cmime marramendese qe vec ai&Co mund ti perballoje. Nuk eshte se po investon ne resort turistik; ai&Co zhvillin prona njelloj si ne mes te tiranes e me pas i shet!!! Ne trashegimtaret e pronave te baballareve tane nuk kemi ze te forte pasi luftojme me ligjin dhe jo me dhunen. Por ne kemi vota: votat tona, te femijeve e niperve e mbesave dhe, me kete program i ke fituar votat tona

Shto koment

Denonco