Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Bylykbashi: Më 25 prill duhet të zhdukim fjalën ‘ish-pronarë’

Bylykbashi: Më 25 prill duhet të zhdukim fjalën ‘ish-pronarë’

11:33, 28/02/2021
A+ Aa A-

Ish deputeti i Partisë Demokratikë Oerd Bylykbashi ka reaguar gjatë ditës së sotme pas prezantimit të Programit të PD për pronarët nga kreu demokra Basha.

Në një postim në facebook ai shkruan se, PD do të shfuqizojë ligjin e rilindjes për Pronat.  “Ai ligj do te anulohet! Pas 25 prillit nuk duhet te kete ishpronarë por vetëm pronarë që gezojnë pronën që komunistet ua morën me armë e dhunë pushteti”.

Ja postimi i plotë:

Të shfuqizojmë termin “ishpronarë”

Në 2015 në emër të grupit parlamentar të PD deklarova se ligji i PS që rishpronësonte pronarët pas 70 vitesh, DO TE SHFUQIZOHEJ sapo PD të vinte në pushtet. Pata nderin t'i perfaqësoj në Gjykate Kushtetuese duke kërkuar anulimin e ligjit.

Programi i PD-së për pronat do ta bëjë këtë realitet. Ai ligj do të anulohet! Pas 25 prillit nuk duhet të ketë ishpronarë por vetëm pronarë që gëzojnë pronën që komunistet ua morën me armë e dhunë pushteti.

Pronarët janë bosht identiteti i PD. Sot nuk janë vetëm ata mijera që ishin ende gjallë kur ra komunizmi dhe u enden 30 vite me dosje nën sqetull. Trashëgimtarët e tyre sot janë dhjetera e qindra mijëra që presin drejtësi nëpërmjet kthimit të pronës apo kompensimit real dhe jo përplasjes në dyert e gjykatave. Ua kemi borxh atyre këtë program.

Eshtë reflektim i yni si PD që kjo të marrë fund! Nuk ka nevojë për shumë kompleksitete e ligje apo VKM pa fund. por mjafton të jemi të drejtë, të qartë e fjalëmbajtur me pronarët! Më 25 prill duhet të zhdukim fjalën "ishpronarë"! Prona është e shenjtë!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco