‘Mandati i tretë i Ramës në qeli’/ Berisha: Edhe sondazhi i Notos e varrosi

‘Mandati i tretë i Ramës në qeli’/ Berisha: Edhe sondazhi i Notos e varrosi

22:43, 27/02/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se mandati i tretë i Ramës dhe ministrave të tij do të jetë burgu.

Në një intervistë për Ora News, Berisha theksoi se pas 25 prillit, Rama të bëhet gati, se nën 40 vite burg nuk mund të shpëtojë me ato që i ka bërë vendit, ai dhe ministrat e tij.

Berisha: Mandati i tretë i Ramës është në qeli. Rama dhe banda e tij, pas 25 prillit të bëhet gati, se nën 40 vite burg nuk mund të shpëtojë me ato që i ka bërë vendit. Ai dhe ministrat e tij.

Edhe sondazhi e nxori me këpucë të kuqe. Rezultatet e sondazhit të Notos nuk mund t’i injoroj sepse ka qenë i suksesshëm. Ai rezultat e varros Ramën. Opozita është 5 pikë para tij në variantin minimal. Drama shqiptare luhet në këto akte: pandemi, papunësi, korrupsion. Këto janë rezultatet e qeverisë së Ramës. Është i pashpresë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco