Rama xhiroi sot fshehurazi ‘Kandidati që duam’. Transmetimi pritet nesër, çfarë ndodhi te Pallati i Kongreseve

Rama xhiroi sot fshehurazi ‘Kandidati që duam’. Transmetimi pritet nesër, çfarë ndodhi te Pallati i Kongreseve

21:01, 27/02/2021
A+ Aa A-

 

Fshehurazi nga sytë e të gjithëve, socialistët kanë zgjedhur sot emrat që kanë kaluar me sukses fazën e radhës të “Kandidati që duam”.

Emrat pritet të jenë të renditur në listat e kandidatëve për deputetë pasi u zgjodhën nga anëtarësia e Partisë Socialiste përmes një procesi online.

Por më shumë sesa rëndësia e emrave, ky aktivitet i zhvilluar në ditë pandemie ka të tjera ndodhi.

Dosja.al ka mësuar se aktiviteti u zhvillua sot përgjatë gjithë ditës në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama. Aktiviteti është xhiruar sot, tashmë është në montim ndërsa pritet të transmetohet nesër.

E jo vetëm kaq, njësoj si një film, ashtu edhe ky aktivitet i Partisë Socialiste është xhiruar me ndërprerje, me dubla, me numra e batuta në luftë për të çuar tek qytetarët propagandën se Partia është e fortë dhe nuk ka asnjë tkurrje.

Brumi i gatuar në pallatin e Kongreseve po editohet me përpikmëri, ndërsa nesër, të gjithë do të shohin gjoja live, një shfaqje të regjistruar, me skenarë e aktorë.

Në një klimë dhe disiplinë ushtarake, socialistët kanë shkuar në rresht për një në Pallatin e Kongreseve, nga ku pavarësisht pjesëmarrjes, nuk ka dalë asnjë foto.

Asnjë “check in” apo e dhënë që mund të sabotonte filmin e përgatitur me kujdes për ERTV.

E rëndësishme është që procesi ka përfunduar dhe emrat do zbulohen nesër.

Kush janë prurjet e reja të PS?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco