Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Me zonjat në Kombinat, Këlliçi: E njohin mirë realitetin e vështirë! Është koha të bëjmë ndryshimin!

Me zonjat në Kombinat, Këlliçi: E njohin mirë realitetin e vështirë! Është koha të bëjmë ndryshimin!

20:31, 27/02/2021
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka vijuar takimet në Kombinatit, ku sot është ndalur për një diskutim me zonjat e kësaj zone.

‘Projekti "Kombinart" kalon mbi shtëpitë e tyre, prandaj janë të shqetësuara se ç'do të ndodhë me to. Transparencë nuk ka. Papunësia është shumë e madhe në Kombinat. Për të shpënë fëmijët në shkollë duhen çizme llastiku. Rrugët janë copë-copë’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

I nderuar që isha pjesë e diskutimit me zonjat në Kombinat.

Projekti "Kombinart" kalon mbi shtëpitë e tyre, prandaj janë të shqetësuara se ç'do të ndodhë me to. Transparencë nuk ka. Papunësia është shumë e madhe në Kombinat. Për të shpënë fëmijët në shkollë duhen çizme llastiku. Rrugët janë copë-copë.

Pata mundësinë të flisja për programin e PD dhe gjithë angazhimin tonë për të rimëkëmbur vendin. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë që Shqipëria të fitojë më 25 prill. Zonjat e njohin mirë realitetin ekonomik të vendit, sepse shohin çdo ditë në shtëpitë e tyre sa para hyjnë e sa dalin. E  shohin kur bëjnë pazar, kur blejnë ushqime e veshmbathje se sa vështirë është të jetosh në këto kushte. Luga bosh e propagandës nuk ushqen askënd.

Është koha të bëjmë ndryshimin!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco