‘Rama na prishi banesat ku jetonim prej 100 vitesh/ Vokshi: Më 25 prill ta çojmë në …

‘Rama na prishi banesat ku jetonim prej 100 vitesh/ Vokshi: Më 25 prill ta çojmë në …

19:05, 27/02/2021
A+ Aa A-

Koordinatorja politike, Albana Vokshi, u takua me banorë të njësisë 9, të cilët jetojnë te zona e bulevardit të ri, pak minuta larg qendrës së Tiranës. Banorët e kësaj zone i tregojnë Vokshit problemet, me të cilat përballen në përditshmëri.

Një kryefamiljare i tregoi Albana Vokshit se ka në shtëpi vetëm 1 mijë lekë, jeton me borxhe dhe me lista në dyqane.

“Marr asistencë 15 mijë lekë të vjetra. Fshihem, kur kaloj para dyqaneve, nga borxhet”– tha ajo.

Ndersa dy kryefamiljarë të tjerë dëshmuan se nuk kanë marrë ende dëmshpërblimin e caktuar pas prishjes së shtëpive.

“Më prishëm shtëpinë që e kisha prej 100 vjetësh. Nuk kam marrë asnjë lek. Na e morën shpirtin fare”- u shpreh një qytetar.

“Na i shembën shtëpitë me dhunë dhe na kanë braktisur këtu si në geto, ku nuk kemi asnjë dalje ne bulevard dhe komunikim me hapësirat e tjera.”– tha një tjetër, duke treguar sesa shumë u është vështirësuar jeta këto 8 vjet.

“8 vjet e ka lënë në baltë Shqipërinë, ju ka lënë juve në baltë. As shërbime, pas punë, tani ju grabit dhe pronat me dhunë pa kompensim. Ky kryeministër, nuk ka menduar as për ju që ia keni dhënë votën. Është siç thonë shqiptarët – i mbush xhepat e vet dhe nuk do t’ia dijë për asnjë. Në 25 Prill të votojmë që ta çojmë Ramën në shtëpi, që të fitoni atë që ju takon. Fëmijët tuaj nuk mund të jetojnë në kushtet e një getoje. Do të nxjerrim Shqipërinë nga kriza dhe do të punojmë për fëmijët dhe të rinjtë që mos largohen nga vendi”- tha Albana Vokshi.

     

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shqiptari27/02/2021 19:23

    O SHQIPTARE! DITA JONE PO VJEN! 25 PRILLI PO VJEN! TA RREZOJMEE, TA SHPORRIM QELBESIREN! TA ZEVENDESOJME, TA DEMASKOJME DHE TA DISKREDITOJME SATRAPIN E NDYRE TE SURRELIT DHE NARKO-BANDEN E TIJ KRIMINALE ! IMAGJINONI, QE KOSOVA ME NJE EKONOMI TE BRISHTE, ENDE NE REFORMIM DHE AKOMA TE DOBET, E KA BUXHETIN PER VITIN 2021. AQ SA, SIPAS RAPORTEVE ZYRTARE TE KONTROLLIT TE LARTE TE SHTETIT TE SHQIPERISE, SA SHUMA TOTALE QE ESHTE VJEDHUR, ABUZUAR CDO VIT NGA VETE QEVERIA E SATRAPIT TE SURRELIT, QE NGA VITI 2017 DHE DERI NE DITET E SOTME. 2,4 MILIARD EURO ESHTE BUXHETI I KOSOVES PER VITIN 2021. 2,4 MILIARD EURO NE VIT I HUMBASIN BUXHETIT TE SHTETIT SHQIPTAR NEPERMJET VJEDHJEVE, ABUZIMEVE ME PPP, KONCENSIONE, TENDERA, GJOBA KOMBETARE DHE NDERKOMBETARE PER SHKAK TE SHKARKIMEVE ARBITRARE DHE POLITIKE NGA PUNA TE SHUME SPECIALISTEVE DHE PUNONJESVE TE ADMINISTRATES SHTETERORE DHE KOMPANIVE SHTETERORE, NGA PAGESAT E GJOBAVE PER GJYQET E HUMBURA NDERKOMBETARE NGA VETE SATRAPI RAMA DHE LANGOI I TIJ NE BASHKINE E TIRANES! PERVEÇ 2.4 MILIARD EUROVE TE VJEDHURA, SHTO EDHE 1.2 MILIARD EURO TE MUNGUARA NGA ABUZIMET NE DOGANA DHE TATIME, SHPENZIMET E FRYRA PER MOBILIME ZYRASH, RIKONSTRUKSIONE KOTI GODINASH, ZEVENDESIME TE RRJETEVE KOMPJUTERIKE ABUZIVE PA ASNJE ARSYE, NUMER I FRYRE PUNONJESISH QE RRINE KOT NEPER ZYRA DHE VETEM I BEJNE LIKE SATRAPIT TE SURRELIT, MINISTRESHAVE BYTHEPERDREDHURA DHE LALI PLEHUT! PRA ÇDO VIT BUXHETIT TE SHTETIT SHQIPTAR I HUMBASIN APO ME SAKTE, I VIDHEN RRETH 3.6 MILIARD EURO. KJO MJAFTON PER T'IU PERGJIGJUR PYETJES TINZARE TE RILINDASVE DHE PYETJEVE TE SKEPTIKEVE NDAJ PROGRAMIT TE OPOZITES: KU DO T'I GJEJE PARATE LULZIM BASHA PER TE PERMBUSHUR PREMTIMET DHE PER TE REALIZUAR ME SUKSES PROGRAMIN EKONOMIK??!! PROGRAMI EKONOMIK I OPOZITES KUSHTON 2.5 MILIARD EURO NE VIT. BESOJ SE E KUPTONI KU DO TE GJENDEN PARATE, PERVEC TE ARDHURABE TE DREJTPERDREJTA NGA TAKSAT DHE TATIMET E RREGULLTA SHTETERORE. 3.6 MILIARD EURO CDO VIT VETEM VIDHEN ASHIQARE SOT NGA NARKO-BANDITET E RILINDJES! DHE NE RASTIN ME ABUZIV TE QEVERISE BASHA, EDHE SIKUT TE VIDHET SA GJYSMA E RAMES PERSERI MBETET PER TA PERMBUSHUR PROGRAMIN E BASHES!

    Shto koment

    Denonco