Integrimi në BE, Rama niset nesër drejt Brukselit, axhenda e takimeve

Integrimi në BE, Rama niset nesër drejt Brukselit, axhenda e takimeve

14:11, 27/02/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama do të niset ditën e nesërme drejt Brukselit, ku do të zhvillojë disa takime me zyrtarë të lartë të BE.

Kështu, fillimisht Rama do të takohet me komisionierin e BE, Joseph Borell.

Gjithashtu, mësohet se kryeministri shqiptar do të zhvillojë të hënën një takim edhe me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Dy prej çështjeve që pritet të diskutohen, do të jenë ecuria e progresit të Shqipërisë për integrimin në BE dhe ecuria e përdorimit të fondeve të BE për rindërtim pas tërmetit.

Ndërkohë, nuk dihet nëse në BE do të ketë ndonjë diskutim për vaksinat, pasi kryeministri i Shqipërisë disa herë e  ka kritikuar BE-në për shpërndarje selektive. Rama do të shoqërohet në këto takime nga ministria e Jashtme Olta Xhaçka dhe stafi përkatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco