Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Meta tregon pse e ktheu ligjin për 'Rinasin': Pas 25 Prillit, vendi kthehet në shina!

Meta tregon pse e ktheu ligjin për 'Rinasin': Pas 25 Prillit, vendi kthehet në shina!

12:59, 27/02/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta i ka dorëzuar zyrtarisht Kuvendit, vendimin e tij ku i kthen për ta rishqyrtuar ligjin për zgjatjen deri në 13 vjet, të koncensionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, hartuar e miratuar me nxitim brenda pak ditësh nga Qeveria.

Presidenti doli sot në një konferencë të dytë brenda një jave për këtë çështje ku tregoi se kishte renditur në 43 faqe, bazën ligjore të të gjitha arsyeve të tij të kthimit mbrapsht të ligjit, që qeveria synon t'i bëjë ndryshime.

Presidenti i bëri thirrje deputetëve të Kuvendit, që t’i lexojnë argumentet e tij para se të ngrenë kartonët e t’i thonë PO, ligjit të sjellë nga Qeveria.

“Sikundër paralajmërova, dje i përcolla edhe zyrtarisht Kuvendit dekretin për kthimin për rishqyrtim të ligjit për Aeroportin e Rinasit. Kjo marrëveshje është në dëm të interesit publik, shtetëror e kombëtar.

I bëj thirrje çdo deputeti e zyrtari të lartë të reflektojë me shumë qetësi për këtë nismë. Paralajmëroj se për çdo vepër penale të konsumuar nuk do të ketë kurrë amnisti, por vetëm drejtësi!

Pas 25 prillit, Kuvendi do të kthehet njëherë e përgjithmonë në shinat e së drejtës. Po u jap mundësi deputetëve të reflektojnë!

Shpresoj të lexoni marrëveshjen, para se të ngrini kartonin! Ftoj të gjithë deputetët, edhe të opozitës, të njihen me argumentet e institucionit të Presidentit në 43 faqet; është një ftesë për të gjithë deputetët ta lexojnë, të mos thonë “nuk dinim gjë”! Por, edhe opinioni publik le të njihet me këtë “kryevepër” të kapjes së shtetit”, përfundoi me nota të ashpra dhe ironi, Presidenti Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari27/02/2021 14:01

TE GJITHE ATA MENDER-DEPUTETE QE VOTUAN QORRAZI ATE LIGJ KRIMINAL, DUHET TE SHPALLEN KRIMINELET DHE ARMIQTE ME TE EGER E ME TE NDYRE TE POPULLIT SHQIPTAR DHE TE DALIN PERPARA GJYQIT PER BASHKEPUNIM NE KRIM DHE SHPERDORIM TE RENDE TE DETYRES KUSHTETUESE! NUK MUND TE NGELEN FATET E NJE VENDI NE DUART E DISA ELEMENTEVE TE PERKOHESHEM, TE PAPERGJEGJSHEM, KRIMINELE, INJORANTE, ANALFABETE DHE HAJDUTE ORDINERE! ATA DO TE MBAJNE PERGJEGJESI TE RENDE LIGJORE PER VOTEN E TYRE KRIMINALE!

Shqiptari27/02/2021 13:55

BRAVO TE QOFTE Z. PRESIDENT! JO VETEM GRABITJA NGA NARKO-BANDA MAFIOZE "RILINDJA" E AEROPORTIT NDERKOMBETAR TE RINASIT, NEN EMRIN E VIKTIMES SE PUSHTETIT, SHEFQET KASTRATI, POR EDHE GRABITJA E PORTIT TE DURRESIT, PORTIT TE SARANDES DHE PORTIT TE VLORES, DUHEN NDALUAR ME LIGJ DHE KUSHTETUTE, DUKE IU DHENE STATUSIN E PERHERSHEM 'PASURI KOMBETARE" TE PALUAJTSHME, TE PASHITSHME, TE PA-KONCENSIONUESHME DHE E PA TJETERSUESHME NGA ASNJE QEVERI PER 100 VJET! TE PARALAJMEROHEN TE GJITHE GRABITESIT DHE HAJDUTET PRETENDENTE TE KETYRE PASURIVE KOMBETARE, QE TE MOS GUXOJNE TE HEDHIN ASNJE HAP NE KETE KRIM ANTI-SHQIPTAR SEPSE DO T'IU MERRET PERSERI DHE DO TE NDESHKOHEN RENDE SI BASHKEPUNETORE NE KRIM! PORTET, AEROPORTET, HEKURUDHAT, HIDROCENTRALET, MINIERAT, NAFTA DHE GAZI I NENETOKES SHQIPTARE, MALET, PYJET, BREGDETI, LIQENET, LAGUNAT DHE LUMENJTE E SHQIPERISE TE SHPALLEN PRONE DHE PASURI E PAPREKSHME DHE E PATJETERSUESHME E SHTETIT SHQIPTAR! BOLL MË ME GRABITJE MAFIOZE DHE KRIMINALE TE PASURISE KOMBETARE TE SHTETIT DHE POPULLIT SHQIPTAR!!

Shto koment

Denonco