Investitorët e HEC-eve, Bashës: Do t'i kishim kursyer shtetit 460 mln euro

Investitorët e HEC-eve, Bashës: Do t'i kishim kursyer shtetit 460 mln euro

10:41, 27/02/2021
A+ Aa A-

Gjatë takimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha, me Shoqatën e Energjisë së Ronovueshme, një ndër sipërmarrëset , znj. Anita Shushku paraqiti disa fakte me shumë interes që dhe nevoja që gjenin zgjidhje tek Programi i PD për Energjinë.

"Ju falënderoj që na dhatë mundësinë për të qenë në një tavolinë të tillë, - iu drejtua znj. Shushku, kryetarit të opozitës. -  Doja t’ju prezantoja si fillim se para se të paraqisja investimet në energjinë e rinovueshme dhe vetëm në HEC-et e vogla tashmë janë rreth 600 milionë euro  më një kapacitet 511 megavat të instaluar tashmë që janë në prodhim.

Ne kemi akoma, Shqipëria në qoftë se do të ishin të tjera mekanizma icentivuese më të mira gjatë këtyre 8 viteve në do të kishin dyfishin e energjisë së instaluar në Shqipëri dhe sot Shqipëria nuk do të ishte net-importe.

Hidrocentralet janë ndërtuar në pjesët më të varfëra të Shqipërisë dhe kjo ka qenë një revolucion i vërtetë për të gjithë Shqipërinë sepse në hapëm, lidhëm fshatra të cilat nuk lidheshin dot me rrugë automobilistike.

Në shumë nga hidrocentralet tona kur ne kemi kemi filluar investimin furnizoheshin vetëm 4 muaj me energji elektrike dhe ne e kemi bërë 12 muaj sepse jo vetëm e kemi modernizuar, kemi ndërtuar dhe jo vetëm kemi modernizuar por edhe kemi rikonstruktuar rrjetet ekzistuese në ato zona. Përveçse kemi punësuar jo vetëm lokalet dhe kompanitë shqiptare.

Është ndërtuar nga fillimi industria mekanike e plotë në Shqipëri e cila pas viteve 90 ishte pothuajse inekzistente. Nga ana tjetër kjo shpërndarje në të gjithë Shqipërinë do të thoja që është industria e rëndësishme në Shqipëri e cila nuk është monopol dhe kjo është oksigjeni i vërtete i ekonomisë shqiptare.

Nga ana tjetër më qenës kontratat e koncesionit kërkonin që në fillim që çdo koncesion të kishte një kompani të vetme të dedikuar më emrin e hidrocentralit, janë investimet më të sakta, më transparent. Do të thoja që janë investime të nivelit europian.  Ti edhe sikur të mundesh nuk mund të bësh korrupsion sepse çdo gjë që investohet, investohet vetëm për atë hidrocentralin dhe është shumë e matshme.

Ndërsa gjatë kohës  së prodhimit ne kemi vetëm një faturë që është fatura e shitjes së energjisë elektrike nga hidrocentrali. Pra industria e cila është më transparentë, më e hapur, më e kapshme dh kjo duhet të jetë dhe kjo duhet të jetë e ardhmja, industria e vërtetë dhe mënyra se si duhet të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme ekonomia shqiptare.

Nga ana tjetër ne kemi në Shqipëri hidrocentrale që është 100 vjeçar si ajo e Vidhkuqit, kanë treguar botërisht që ajo është mënyra më e qëndrueshme.

Nga llogaritjet që kemi bërë mendoj se kjo është mënyra e vetme e qëndrueshme për të pasur një çmim të lirë dhe të pastër të energjisë elektrike. Është nëpërmjet energjive të rinovueshme dhe hidro është teknologjia e cila e ka provuar veten që është më e qëndrueshme sepse teknologjia është e tillë që është e sprovuar e cila ka nevojë për shumë pak investime dhe është  pastër plotësisht. Do të thoja që  në qoftë se ne si net-importet vetëm tre vitet e fundit në qoftë se do të kishim rritur kapacitetin vetëm neve me këto Mega që kemi prodhuar I kemi kursyer shtetit shqiptar në këto 3 vitet e fundit 231 milionë euro

Lulzim Basha: Edhe njëherë, në qoftë se Shqipëria nuk do të ishte kthyer për shkak të mungesës së vizionit, të politikave të gabuara, etj., në një importues neto të energjisë dhe juve do t'iu ishte mundësuar kapaciteti për të dyfishuar, mundësia për të dyfishuar kapacitetet, sa do i ishin kursyer shtetit shqiptar?

Anita Shushku: Do të ishte 460 milion euro!

Eno Bozdo verejti: Mesa e kuptova unë Anitën se ka qenë çështje diskutimi, nëse ne nuk do ishim ekzistues në 3 vitet e fundit pra s’do kishte energji të prodhuar nga ne, shteti shqiptar për të marrë të njëjtën sasi energjie korporata do te duhet të shpenzonte 231 milion euro që vetëm në 3 vite do kishin dalë jashtë vendit. Po këta janë këtu…

Anita Shushku tha në vazhdim:  Ndërkohë që me energjinë. Ndërkohë që ne do të krahasoheshim me. Importi me energjinë e prodhuar në vend… neve njëkohësisht i ofrojmë, nuk është çmimi që neve marrim për prodhimin e energjisë në qoftë se do të ishte 10 lekë për shembull në 40% 4 lekë I kthejmë përsëri shtetit nëpërmjet taksave, punësimeve, në mënyrën e tarifave të ndryshme lokale dhe qendrore dhe fi-së koncesionare.

Pra ndërkohë që investimet si fillim janë te vetmet investime, do të thoja, kaq të gjera që janë ndërmarrë, iniciuar nga shteti shqiptar te cilat janë bërë komplet në riskun e investitorëve dhe shteti nuk ka dhënë asnjë kontribut fillestar as të fundit por ka marrë…investitorët kanë marrë kredi nga banka, kanë shkuar kanë ndërtuar, kanë bërë kontratat pavarësisht nga shteti, kontratat me nënkontraktohet e gjërat e tjera.

Shteti ka vjele finë koncesionare dhe vazhdon ta vjeli në mënyrë të vazhdueshme. Ndërkohë që në 3 vitet e fundit ne kemi…importi I energjisë elektrike ka qenë më I lartë se çmimi që ne jemi paguar pra edhe këtu është një vlerë e shtuar drejtpërdrejt.

Vetëm diferenca nga çmimi I importit në qoftë se neve do ti kishim edhe ato energjitë këtu domethënë përveç asaj. Domethënë vetëm neto kapacitetet e shtuara që mund të mos importonin fare ne do të kishim në buxhetin e shtetit me shumë, edhe 300 milion euro më tepër. Dhe kjo është…jo vetëm këto 300 milion eurot por do kishim edhe dyfishin e njerëzve të punësuar. Ne vetëm në prodhim tani kemi më shumë se 1500 veta të punësuar. Në qoftë se…por gjatë kohës së ndërtimit ka qenë 10-fishi i njerëzve të punësuar. Gjatë asaj kohe janë krijuar ndërmarrje të tëra ndërtimi ose mekanike apo instilatorë elektrik te cilët tani janë duke punuar, por janë krijuar sipas…në fillim gjatë investimit të hidrocentraleve.

Pra mendoj që shtimi I kapaciteteve dhe promovimi I kësaj industrie do të ishte mënyra e duhur për të pasur një të ardhme sa më të qëndrueshme, më transparente, më të pastër dhe më të mirë për të gjithë njerëzit. Ka një interes do të thoja direkt publik si industri."

 

Roland Jegeni: Anita e preku në aspektin e përgjithshëm problemin e investimeve të hidrocentraleve të energjisë të rinovueshme në Shqipëri, unë do të prek për të kursyer kohën tuaj të vyer dy çështje shumë të shkurtra në lidhje me investimet e huaja. Përgjithësisht hidrocentralet që janë ndërtuar në Shqipëri janë investime që shoqërohen në bashkëpunim me investitorë të huaj.

Nëse bëj një krahasim me vitet kur ne kemi filluar punë, unë kam  investitorë italianë në kompaninë që udhëheq. Ata kanë qenë shumë të interesuar në atë kohë për të investuar jo vetëm në hidrocentralin tonë por edhe në fusha të tjera përveçse fushës në energji. Dhe çudia më e madhe ishte se gjatë këtyre 8 vjetëve ka ndryshuar sensi i kërkesës.

Ata nuk janë më aq të interesuar për mos m thënë që s’janë të interesuar më thjesht prej këtyre aspekteve negative që janë parë gjatë kësaj kohe. Themi atë që është. Dhe po ndodh e kundërta që në vend që ata të vijnë këtu po na ftojnë ne atje për të investuar dhe unë jam një rast konkret I kësaj gjëje.

Është e pafalshme gjithashtu gjithmonë për të qenë sa më konciz që nga viti 2014 të paktën që hidrocentrali jonë ka filluar të operojë, të prodhojë ne akoma nuk jemi të plotësuar me certifikimin e këtyre veprave.

U bënë legalizimet e një shumice të shtëpizave ose e ndërtimeve që janë bërë pa leje, një pjesë nuk e di se sa mund të jenë përqindje. Por është e pafalshme që në 128 hidrocentrale unë nuk besoj të jenë certifikuar as 10% e kësaj shume. Ndërkohë mund të them dhe këtë tjetrën që shumica mos them pjesa mazhoritare e nuk kanë leje e shfrytëzimit të ujit gjë që është alogjike në fakt për investimet e huaja.

Të gjitha këto problematik mos të hy në pjesën… Unë do të thoja që ndoshta 95% nuk e kanë në dijen time do të thoja.

Unë jam një nga ata që kanë nga viti i parë i fillimit të operimit deri tani që nuk e kam këtë. Për të mos u future dhe në pjesët problematike që janë në administratën që kanë qenë gjithë e gjithë këto vite dhe që ne urojmë dhe shpresojmë që administrate e ardhshme duke pësuar dhe mësuar nga defektet e kësaj administrate të korrigjoje punën e deritanishme dhe të perfeksionoj këtë gjë dhe gjëja më e mirë do të ishte që ne të ishim pjesë e bashkëpunimit me qeverinë e ardhshme ku ne të sugjeronim dhe të jepnim mendimet tona sa më të sakta dhe praktike në funksion të asaj pune që bëjmë që dhe investimet të jenë në funksion të kësaj marrëdhënie në të njëjtin kah vektori.

Unë uroj parterët e mi që në atë kohë ishin shumë të entuziazmuar për të investuar, të rikthehen dhe kjo faktikisht që nga vlera qeverisë së asaj kohe unë e them shpesh herë këtë punë dhe nuk e kam frikë ta them. E viteve 2005-2009 sepse në atë kohë ka qenë një sensibilizim shumë I madh për investitorët e huaj që vinin me urinë e pafund për të investuar në Shqipëri dhe kjo uri tashmë ka shkuar … nuk e kuptoj po shkon drejt zeros. Nuk e di dëgjoj investitorë që vjen, nuk është e mirë. Këtë do të thoja dhe unë se pjesa tjetër e panelit ka gjëra të tjera për t’ju thënë . ju faleminderit!

 

Lulzim Basha: Faleminderit!

 

Avni Durmizi: Jam Avni Durmizi jam drejtor i një HEC-i në Kukës. Normalisht qëllimi I një biznesi është maksimalizimi i fitimit, por gjithsesi ne në  investimet që janë bërë në zonat ku ne operojmë ka pas shumë anë pozitivë dhe për anën sociale të fshatrave dhe banorëve ku jetojmë.

Ka pasur një numër të konsideruar të të punësuarve nga zona për të cilët është shumë e vlerësueshme pasi janë zona të varfëri dhe me pagat që marrin aty mbajnë familjet e tyre.

Gjithashtu ne gjatë ndërtimit kemi hapur disa rrugë që lidhin fshatrat ndërmjet tyre dhe ndërkohë bëjmë dhe mirëmbajtjen e tyre.

Pra kjo ndihmon shumë zonat ku ne operojmë. Gjithashtu kemi bërë dhe mbledhje fidanësh që ndihmojnë në uljen e erozionit. Ka dhe anë të tjera pozitivë po nuk do të zgjatem më shumë.

Ç’ka unë do të kërkoja nga qeveria juaj nesër do të ishte që: ç’do vendim para se të merret duhet që të konsultohet më parë me biznesin pasi nuk mund të merret një vendim në mënyrë aforfe për në pa u pyetur, pa u biseduar. Kjo është kërkesa që unë do të kisha sot për ju. Faleminderit!

 

Lulzim Basha:  Faleminderit!

 

Guxim Dylberi: Guxim Dylberi me gjithë problemet që ngritën miqtë dhe anëtarë të shoqatës nuk dua të ndalem në detaje. Një ndër problemet më të prekshme është korrupsioni në të gjitha hallkat.

Që te aplikimi i parë shpërndarja e, që mos dihet se në cilën derë duhet të trokasësh dhe kjo krijon konfuzion të jashtëzakonshëm. Flasim për investitorë të huaj. S’ka investitorë të huaj, ka vite që nuk shihen. Pothuajse të gjitha hidrocentralet kanë ortakëri me të huajt.

Ne që jemi këtu të paktën jemi me të huajt, gjë që janë investime të qëndrueshme, që investimet e para të grupeve të huaja janë zakonisht në moment prove, që duhet të hedhin hapin e parë dhe të shohin terrenin. Mirëpo siguria juridike çedon menjëherë dhe tërheqja është evidente nga investimet.

Po të shohim në vija të përgjithshme të gjitha këto investime që kemi bërë, 600 milion Euro janë goxha para të hedhura në tregun shqiptar. Do të thotë që të gjitha këto investime, një pjesë e madhe e tyre shkojnë për taksa, një pjesë e tyre shkojnë për punësimin, për paga.

Që të gjitha kthehen në konsum, që do të thotë rritje ekonomike. Pra imagjino sikur të ishte dyfishuar këto 8 vjet ai investim, pra do ishin edhe 600 milion Euro minimumi të tjera të hedhura në treg, në një kohë që ne jemi importues. Mbi 50% të konsumit ne importojmë. Çmimi i importit realisht është më i lartë se ai çmim që ne paguhemi për të.

Jo pak, por varion deri në 10%, deri në 15%, në raste të veçanta më i lartë. Dhe ne jemi të shpërndarë në gjithë territorin dhe humbjet që ne krijojmë janë shumë më të vogla, sepse jemi afër konsumatorit.

 

Lulzim Basha: Më fal zoti Biberi, sepse po të ndërpres. Thjesht për ta qartësuar pak, sepse të njëjtin gabim që po bëni ju tani e bëj dhe unë. Themi ne, ne. Në fakt s’jemi të gjithë ne.

Guxim Biberi: Ne prodhuesit

Lulzim Basha: Jo. Kur thua ne, nuk po importoni ju. Po importon shteti me lekët e shqiptarëve.

Guxim Biberi: Normal.

Lulzim Basha: Ti themi pak gjërat qartë. Se themi Shqipëria, jemi, jemi. Jo, jo, është qeveria që na ka lënë të fundit në çdo fushë.

Guxm Biberi: Janë 300 milion Euro që dalin nga 3-4 kompani

Lulzim Basha: Janë 300 milion Euro të taksapaguesve të shqiptarëve

Guxim Biberi: që dalin jashtë Shqipërisë

Lulzim Basha: që për shkak të bllokimit që iu është bërë ju po merren nga xhepist e shqiptarëve për ta blerë energjinë më shtrenjta, kur në fakt në qoftë se ju do të ishit lejuar të punonit të paktë me të njëjtin rritëm do të kishim 15 mijë vende pune më shumë në ndërtime të reja, 1500 në operime dhe një kursim prej afro 230 milion Eurosh në buxhetin e shtetit.

 

Guxim Biberi: Këto janë shifra të sakta.

Lulzim Basha: Dhe po ti shtojmë dhe humbjen që ju pretendoni që është në shifrën 300 milion Euro për import bëhet fjalë për gjysmë miliardë Euro. Në vit bëhet fjalë apo në total?

Guxim Biberi: Pa llogaritur edhe personat apo punonjësit e involvuar indirekt.

Lulzim Basha: Në 3 vite. Gjysmë miliard Euro të humbura në 3 vite për shkak të 300 milion Eurove të taksave të shqiptarëve për import dhe 231 milion Eurove që do ti kishin përfituar po të ishin dyfishuar kapacitetet tuaja.

Guxim Bineri: Po të gjitha këto janë frut i neglizhencës, i mënyrave direkt korruptive që ne të sorollatemi dhe të mos marrim ndonjëherë asnjë licencë, asnjë të drejtë, asnjë leje ndërtimi, asnjë mënyrë për t’ia dalë. Unë nesër po të kem për të bërë një hidrocentral nuk e di se ku duhet të trokas.

Nuk ka një portë që unë të shkoj të trokas te ajo portë se do filloj me marrë lejet pavarësisht se ke një kontratë koncesioni. Pra këto janë gjërat që krijojnë boshllëk. Ne po flasim vetëm për industrinë tonë, por në të gjitha industritë ndodh ky fenomen. Por kur shohim një industri që ndodh ky boshllëk, ky handikap pra nuk është pak.

Po flasim për diku në 600 milion Euro, janë rreth 5% GDP dhe është vetëm për një industri. Pra imagjinoni industritë e tjera.

Sot për shembull që kanë dalë teknologji të reja të prodhimit siç e thatë dhe ju era dhe dielli, e sidomos dielli që ka rënë kosto e instalimit për megavat, unë sorollatem me, kemi disa vite që sorollatemi me disa projekte në dorë dhe nuk ka mënyrë ta marrësh një leje ndërtimi ose të duash të bësh parqe fotovoltazhe. Dhe kjo është problematikë që duhet të zgjidhet përmes akteve rregullatorë që mund të jetë nesër, të lehtësohet rruga e biznesit, e të bërit biznes.

Do kthehen të huajt në Shqipëri. Siç tha ai ortakët e mi kanë ardhur me projekte 150 milion Euro. Kanë investuar rreth 60, janë dhe rreth 90 milion Euro të mbetura standard të pa investuara. Do kishim përfitim të gjithë ne. Pra këto janë problemet që janë për të gjithë ne. Faleminderit!

Shkëlqim Kërluku:  Ju përmendët në fjalën tuaj që një nga pikat kryesore të këtij programi në sektorin e energjisë elektrike është nxitja e prodhimit dhe maksimizimit të sektorit të energjisë elektrike. Për neve është një lajm jashtëzakonisht i mirë sepse na rikthen në të njëjtat shina në të cilat prodhuesit e energjisë elektrike u gjendën gjatë viteve 2005-2013. Atëherë Shqipëria kishte nevojë imediate dhe urgjente për 2 sektorë, sektorin e energjisë dhe sektorin e infrastrukturës. Dhe duke parë këto sektorë me nevojë imediate nxiti të gjithë investitorët, investitorët vendas, investitorët e huaj që të vijnë dhe të investojnë në këtë lloj sektori.

Çfarë ndodhi? U dhanë shumë koncesione. Pjesa dërmuese e tyre ishin projekte fantastike, projekte shumë të mira. Pjesa dërmuese e tyre filloi të zbatohej me sukses. Nisur nga një parim jashtëzakonisht i thjeshtë, riskun e financimit, riskun e projektimit, riskun e ndërtimit, riskun e menaxhimit dhe operimit të veprës e mbart të gjithë koncesioni, ndërkohë shteti ofron disa incentive.

Cila ishte incentiva? Blerja e energjisë elektrike për hidrocentralet në fuqi deri në 15 megavat për një periudhë 15-vjeçare. Periudhë e cila nuk konsiderohet periudhë fitim prurësi deri në atë masë që të jetë e kënaqshme për koncensionarin, por periudhë që të arrijë të shlyej investimin e këtij projekti. Mbas vitit 2013 ndryshuan rregullat e lojës neve nuk jemi më në atë gjendje që kemi qenë më përpara.

Mbaj mend në vitin 2013 jemi cilësuar jo armiq po jemi cilësuar shushunja dhe është gjëja më e pa tolerueshme që të gjithë këta investitorë nuk janë investitorë port ë gjithë këta investitorë vendas dhe të huaj portofoli I të cilëve vetëm kjo shoqatë përfaqëson 600 milionë euro t’i quajnë në mënyrë të tillë është jo qesharake po është jashtëzakonisht alarmante.

Ndryshimi i rregullave të lojës, vit pas viti. Ndryshimi i çmimeve të energjisë elektrike vit pas viti bile ndonjëherë dhe dy herë në vit pa njoftuar, pa u konsultuar, jo vetëm me investitorët, jo vetëm me anëtarët e kësaj shoqate. Por pa u konsultuar edhe me partnerin tonë të tretë që është I padukshëm po në fakt na shoqëron gjithë neve, sektorin bankar, të gjitha prodhues mbështeten ke sektori bankar. Deri më sot megjithëse ka kaluar një kohë relativisht e gjatë akoma nuk janë shlyer këto investime. Neve jemi të pa besueshëm përpara sektorit bankar. Çdo studim fizibiliteti bazohet në shifra, bazohet mbi projektime. Se dimë ca do të ndodhi, si do të prodhohen paratë, si do të shlyen vit pas viti. Ndryshimi I rregullave të lojës neve na bën të pabesueshëm ndaj bankave.

Shpesh herë jemi gjetur para faktit që neve risqeve do tu lëmë kreditë tona. Neve jemi gati në prag të falimentimit sidomos kur kanë qenë fillimet e vitit 2013 të qeverisjes Rama të cilat prej një kohe 6 mujore nuk shlyenin paratë për energjinë që ne u shisnim atyre. Ndryshimet të vazhdueshme neve shikojmë tek lejet, licencat, tek autorizimet.

Është pothuajse mision I pamundur sot ti marrësh këto leje. Përveçse janë të panumërta dyert janë të mbyllura kudo që të trokasësh. Kjo është dhe ajo që tha e guximi, në këtë mënyrë nxitet korrupsioni, por jo vetëm korrupsioni në këtë mënyrë largohen dhe investitorët sa herë që prodhuesit tentojnë të gjejnë një investitor të huaj jemi tërësisht të pabesueshme sepse raportet që japin organizatat ndërkombëtare e bëjnë Shqipërinë një vend ku është jashtëzakonisht e vështirë të investosh.

Ndryshimi I politikave fiskale është një rriskë në ngarkim të koncesionarëve, është normale të ndryshojë sistemi tatimor, të rriten apo të ulen por jo në kurriz të koncesionarëve, jo duke mos u dhënë atyre mundësinë të rikuperojnë këto humbje ndër vite. Për këtë arsye thashë neve jemi shumë të kënaqur që do ti rikthehemi të njëjtës rrugë që u nis atëherë në fillim.

Të gjithë këtë investitorë u ftuan për të investuar dhe I kanalizuan të gjithë investimet e tyre në këtë mënyrë në të kundërt do të investoni diku tjetër, do ti kanalizoni diku tjetër ose do ti gjenin në një vend tjetër jashtë Shqipërisë. Por pikërisht meqenëse Shqipëria u konsiderua në atë periudhë si vendi më I mirë për të investuar, neve duam përsëri të jemi në atë rrugë dhe në atë udhëtim. Faleminderit.

 

Bledar Mehmeti: Duke ju falënderuar në radhë të parë për organizimin e kësaj mbledhje kaq të rëndësishme për ne dhe për të ardhmen tonë. Doja të shprehja kënaqësinë time maksimale që më në fund po arritët të flitet në një  panel të këtij niveli për prodhimin vendas. Prodhimi vendas është një temë e cila ka munguar në komunikimin tërësisht gjatë kësaj periudhe tetë vjeçare.

Asnjëherë nga politikanet në fuqi  nuk kemi  dëgjuar apo nuk kemi parë shqetësimin real mbi prodhimin ne vend. Shpesh herë ne jemi hasur me drejtuese të lartë të këtij vendi. Jemi hasur me konflikte ose me përballje të vështira për ti bërë të qartë atyre që ne jemi prodhim vendas.

Kemi marrë nga ana e tyre diskutime të tipit që sektori juaj nuk është asgjë më tepër sesa një sektor industrie, sektor tregtie, dyqan që shet dhe nuk kemi pse për ju t’ju paraqesim platforma strategjike apo strategji afatgjata. Pra kemi parë një këndvështrim shumë të ngushtë të drejtuesve politikë aktual.

Do doja të prekja një pikë shumë interesante për ne që është krijimi i bursës në Shqipëri i cili realisht ka mbetur ne letër dhe ne nuk kemi parë hapa të mëtejshëm përveç  dëshirës në thonjëza për  ta krijuar këtë bursë.

Krijimi I bursës duhet të shoqërohej ose duhet të shoqërohet edhe me një sërë masash të tjera me investime konkrete për sa i përket linjave të transmetimit,  për sa i përket nënstacioneve, për sa i përket krijimit të dispencerive  të cilat bëjnë monitorimin e kalimit të flukseve të energjisë që ne prodhojmë dhe kjo nuk mund të jetë thjeshtë një dëshirë pa i ndjekur me investime konkrete në  rrjet .

Bursa më në fund do t’i jepte, do të ulte shumë nivelin e korrupsionit, do të rriste shumë transparencën e shkëmbimeve por për më tepër do të jepte vlerën reale të produktit që ne prodhojmë, do të bënte që energjia që ne negociojmë apo që blemë të mos negociojë  nëpër bursat e huaja ndërkombëtare te cilat e rrisin koston e transmetimeve dhe mbërritjes së saj në vendin tonë, por të negociojë në bursën e vendit duke ulur kostot si për konsumatorin final ashtu edhe për ne prodhuesit që ofrojmë këtë produkt në sistem.

Shpresojmë   që të kemi hapa konkretë në të ardhmen, në investimet sidomos në rrjetin e shpërndarjes në rritjen e transmetimit, në nënstacione dhe në softet apo në programet e nevojshme për realizimin e bursës në mënyrë sa më të shpejtë. Faleminderit.

 

Vasil Gjika: Zoti Basha unë ju përshëndes për programin tuaj energjitik dhe ju dëshiroj suksese në këtë garë. Arrijmë të bëjmë dallimin midis qeverisjeve që kanë kaluar që nga viti 2008.

Siç e thanë edhe kolegët viti 2008 është viti I shpërthimit të krizës botërore financiare e megjithatë nga 2008 deri në 2014-2015 Shqipëria ishte e mbushur me investitorë të huaj. Vetëm linja Tiranë- Vjenë bëhesh dy herë në ditë, nuk e di nëse bëhet dy herë në javë sot apo jo. Unë do të kërkoja nga ju mbrojtje për investimet dhe mbrojtje në kuptimin jo klienteliste.

Duam barazi në trajtim, duam barazi në garë, duam shanse të barabarta dhe pjesëmarrje të lirshme në garën në fushën e energjisë ku ne kemi një eksperiencë shumë të madhe dhe mendoj se këta që janë dhe më të rinj kanë ambicie dhe më të mëdha për të investuar edhe më tej.

Dhe kjo do të behej në radhë të parë, z. Basha duke hequr një numër stacionesh të panevojshme që janë shtuar këto vite dhe ato stacione s’janë asgjë tjetër, vetëm janë barriera ose janë postblloqe të korrupsionit kur ne duhet të paraqitemi, të flasim, të merremi vesh në një, dy, tre, katër, pesë dhe të sqarohemi që të ecim përpara.

Jemi nga paguesit më të rregullt të taksave, nga paguesit më të rregullt të detyrimeve, të lejeve të licencave, na i marrin të gjitha pagesat e detyrimeve dhe nuk na japin licencën si për ujin, si për lejen mjedisore etj. etj. dhe për ditë na vjen nga një e shkruar të cilat më shumë na terrorizojnë. Në një kohë që ne i kemi kryer të gjitha detyrimet fiskale, detyrimet e pagesave për këto shoqatat.

Mos të themi dhe për atë tjetrën që arrin administrata deri atje sa me qenë se janë disa kontrata që janë para vitit 2006 të cilat nuk kanë vij koncesionare, na e merr indirekt me një vendim tjetër si tarifë uji, përdorimit të ujit dhe e kemi speciale ne për tu barazuar me të gjithë kontratat e tjera.

Pra, shkelet ligji në mënyrë koshiente. Do të dëshironim nga ju një stabilitet fiskal sepse dihet shumë mirë që..

Unë jam dakord me pranimin e investitorëve të huaj në Shqipëri por është patriotike që të stimulohet investitori vendas dhe shumë nga kolegët e mi këtu rreth e rrotull janë të aftë për të ndërtuar vepra të tilla energjetikë ama këta kanë gjithmonë partner bankën, ne s’kemi pikë kredibiliteti te banka kur çmimi hipën dhe zbret sipas oreksit të disave që kalkulojnë pa na pyetur, pa diskutuar me ne. Biles bilës pa diskutuar edhe me njeri tjetrin, ndonjëherë edhe në mënyrë të pa arsyeshme.

Hiqet çmimi në periudhën kur skam ë prodhim. Ajo është thjeshtë presion mendoj unë. Jam shumë dakord me platformën tuaj, sidomos për diversifikimin e energjisë sepse Shqipëria të jemi koshiente prevalon energjia hidro.

Pra, është detyrë e juaja që do e keni nesër për ta zbatuar se në program e dhatë si për energjinë diellore po ashtu edhe për energjinë eolike. Por gjithashtu e pashë më admirim konstatimin tuaj për të shfrytëzuar dy resurse shumë të rëndësishme siç është TEC-i i Vlorës apo siç janë TEC-et e Kosovës duke shkuar pastaj në krijimin e një tregu rajonal të energjisë i cili do të krijojë aktorë dhe faktorët për të bërë dhe bursën e energjisë. Pra e pres me shumë optimizëm edhe këtë objektiv të qeverisjes tuaj.

Por, do të dëshironim që, flas besoj në emër të të gjithë kolegëve që në garë të trajtohemi të barabartë sepse nuk duan të jemi klientë të qeverisë por duam të jemi partnerë të qeverisë, nuk ka pse dikush nga ne të ketë një kontratë ekstra me çmim 100 Euro të energjisë solare kur ERE e nominon çmimin 70 Euro për gjithë të tjerët. Por kjo administratë e ka, mund ta gjejë në strukturat tuaja shumë kollaj. Ministria e energjisë mund tua japë atë kontratë dhe është kontratë për klientët e qeverisë.

Ne kemi background të djathtë apo të majtë por s’kemi shkuar asnjëherë te qeveria për të kërkuar anësira të tilla. Jemi në një garë të ndershme, nuk i kemi rënë askujt në qafe veç vetvetes tonë duke ndenjur ditë, netë në krye të punës sa i realizuam ato objekte dhe kemi kuptuar z. Basha që të na kuptoni dhe ju drejtë që të ndërtosh një hidrocentral, të realizosh një koncesion është njësoj si të kapërcesh një kënetë por duhet të mbaronte kjo kënetë mbas realizimit të investimit, ne vazhdojmë akoma.

Këto janë vështirësi që do të dëshironim që qeveria juaj t’i merrte në konsideratë duke mos trajtuar asnjë ndryshe por duke na trajtuar të gjithë të barabartë. Kemi vuajtur edhe veprime arbitrare të organeve tatimore dhe kur vjen puna ndodhemi edhe përpara vështirësive. Kam kolegë të mi që kanë investuar mbi 30 e ca mega dhe nuk ka mundësi që ta hedhin prodhimin në sistem se s’ka investime në infrastrukturën.

Pra duhet me patjetër investime në sistemin e transmetimit dhe investime në sistemin e shpërndarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 27/02/2021 11:07

Perralla.Kush mendon per te kursyer????Ketu te gjithe jane vampire qe duan te gllaberojne sa me shume.Keto jane muhabete pacavure sepse populli i ka provuar te gjithe keta Politikanet dhe biznesmenet ne kurriz te tij.Dhe te gjithe vetem kane rritur cmimet vjedhur dhe tradhetuar.Muhabete pa vlere reale.Vetem komunistet me Enver Hoxhen ben gjera per kete vend pamvaresisht gabimeve te tyre

Shto koment

Denonco