Lajmi i fundit

LIVE/ Flet Genc Gjokutaj nga SPAK: Prokurorët nuk u paraqitën

Preket nga COVID-19, Arqipeshkvi Angelo Massafra niset për kurim në Itali

Preket nga COVID-19, Arqipeshkvi Angelo Massafra niset për kurim në Itali

10:07, 27/02/2021
A+ Aa A-

Është prekur nga COVID-19, kreu i Kishës Katolike në Shqipëri, Arqipeshkvi Angelo Masafra. Për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes shëndetësore, Massafra do të transferohet për një mjekim më të specializuar në Spitalin “Miulli di Acquaviva delle Fonti”, Bari, Itali.

Njoftimi është bërë nga Konferenca Ipeshkvore Shqiptare, në të cilin thuhet:

"Pas disa shqetësime shëndetësore, me simptoma virusi Covid-19, si dhe pas ekzaminimeve më të specializuara, Arqipeshkvi i Arqidioqezës Shkodër-Pult dhe njëkohësisht Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare Shkëlqesia e Tij Imzot Angelo Massafra, rezultoi pozitiv, pra i infektuar nga virusi në qarkullim, Sars Covid-19.

Aktualisht gjendja shëndetësore e tija paraqitet e qëndrueshme, përpos disa simptoma tipike të këtij virusi, sikurse është ajo e temperaturës.

Për arsye të parandalimit të simptomave të tjera si dhe për të përballuar sa më mirë pikun e sëmundjes, sot, Shkëlqesia e Tij, Imzot Massafra do të transferohet për një mjekim më të specializuar në Spitalin “Miulli di Acquaviva delle Fonti” (Bari-Itali).

Jemi të sigurt për profesionalizmin e personelit mjeko-sanitar që po ndjek dhe që do të vazhdojë të ndjek ecurinë e sëmundjes së Arqipeshkvit, por i besohemi edhe lutjes së të gjithëve dhe të secilit që mëshira e Zotit të tregohet me hirin e shërimit për të dhe për të gjithë të prekurit nga kjo sëmundje.

Në ditët e ardhshme, duke filluar që nga shtrimi dhe në vazhdim, sapo të kemi njoftime nga drejtoria e spitalit, do informoheni në mënyrë të rregullt."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco