'70 vite më parë u pushkatua me duar të lidhura Sabiha Kasimati'

'70 vite më parë u pushkatua me duar të lidhura Sabiha Kasimati'

08:41, 27/02/2021
A+ Aa A-

Nga Albana Vokshi.

70 vite më parë diktatura komuniste nën urdhrin direkt të Enver Hoxhës pushkatoi me duar të lidhura, një nga gratë më të mençura dhe intelektuale të kombit shqiptar, fisniken gjirokastrite Sabiha Kasimati.

Ajo së bashku dhe me 21 intelektualët e tjerë nga brenda vendit dhe nga trojet shqiptare jashtë kufirit, u pushkatuan mizorisht, pa gjyq në një terror të pashembull me pretekstin e vendosjes së një bombe në Ambasadën sovjetike.

Përulemi me respekt të thellë dhe me mirënjohje sot në këtë përvjetor por dhe gjithmonë, për rininë dhe jetën e sakrifikuar të elitës shqiptare, për liri dhe demokraci. Etërit komunistë nuk kërkuan falje, bijtë e tyre në pushtet dëbojnë prej 8 vitesh, shqiptarët nga shtëpitë dhe Atdheu i tyre.

Ne 25 prill një histori e re zhvillimi dhe plot dritë, si amanet dhe i Sabihasë me brezat e tërë të persekutuarish, hapet për Shqipërinë tonë.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qenke nje pall e ndyre ti nuk je vendi yne ti vet02/03/2021 06:47

Vlonjati pa det

Vendi yne 27/02/2021 12:22

Cfare lidhje ka 25 prilli me vrasjen e te ndjeres????A nuk ishte komunist Sali plere Berisha qe na e beni demokrate te flakte bythe????Kur do demaskoni cdo plere qe u fsheh ne petkun e demokracise????Demokracine nuk e sollen studentet dhe as sali bytha me azem legenin.Demokracine e solli Ramiz hale tradhetari me agjentet e ketij.Saliu si oportunist dhe agjent serb shfrutezoj rastin

Shto koment

Denonco