Tabaku: Rama ka dështuar në 8 vjet, njerëzit kërkojnë ndryshim në 25 prill

Tabaku: Rama ka dështuar në 8 vjet, njerëzit kërkojnë ndryshim në 25 prill

17:48, 26/02/2021
A+ Aa A-

Ish deputetja e PD-së Jorida Tabaku vijon takimet në terren, duke trokitur në çdo familje dhe biznes.

‘Kudo që trokasim shohim se si Rama ka dështuar, si i ka mashtruar për 8 vjet njerëzit, në ç’gjendje i ka lënë. Te cilido që takojmë shohim se si kërkon me shpresë që gjërat të ndryshojmë më 25 prill’, shkruan Tabaku në Facebook.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

Në çdo familje e biznes që trokasim shohim se si Rama ka dështuar, si i ka mashtruar për 8 vjet njerëzit, në ç’gjendje i ka lënë. Te cilido që takojmë shohim se si kërkon me shpresë që gjërat të ndryshojmë më 25 prill.

Rama është e djeshmja, ai është njeriu që mban peng Shqipërinë, është fytyra përfaqësuese e korrupsionit dhe klientelizmit. Dështimi i tij nuk është fatura jonë.

Të gjithë e kanë të qartë se çfarë i pret me një qeverisje arrogante dhe të korruptuar me Edi Ramën dhe nga ana tjetër me një qeverisje normale me Lulzim Bashën.

Në 25 Prill Rama humbet dhe Shqipëria Fiton. #shqiperiafiton

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco