'Pse në ditën më të zezë të pandemisë, Edvini nuk mori asnjë masë shtesë?'

'Pse në ditën më të zezë të pandemisë, Edvini nuk mori asnjë masë shtesë?'

12:27, 26/02/2021
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shprehur shqetësimin e tij të madh për mosmarrjen nga ana e qeverisë, të masave të tjera shtesë kundër COVID-19, në atë që ai e konsideroi si ditën më të zezë të pandemisë.

Berisha e ka konsideruar këtë indiferencë kriminale nga kryeministri Edi Rama, si qendrim çnjerëzor dhe ka hedhur dritë mbi arsyet e papërgjgjeshmërisë së tij.  

Berisha shkroi në Fb: “Një qëndrim sa paradoksal aq edhe kriminal! Dje ishte dita më e zezë e pandemisë! 21, por në fakt 5.2 herë më shumë, pra së paku 100 të sëmurë vdiqën dhe në spitale dhe në shtëpi. Xhahili i Surrelit, në një akt kriminal, bllokoi masat anti-Covid.

Pse Edvini ditën më të zezë të pandemisë, nuk ndërmori asnjë masë shtesë anti-Covid?

Dy ditët e fundit, sipas shifrave zyrtare, për shkak të keqmenaxhimit ekstrem të pandemisë ka pasur dy vdekje më shumë se sa vdekjet e njoftuara zyrtarisht nga data 10 mars -31 maj 2020, kurse muaji shkurt gjer tani është sipas statistikave zyrtare, që fshehin 80% të vdekjeve, ka pasur numrin më të madh të fataliteteve që nga fillimi i pandemisë.

Vetëm dje, sipas komunikatës zyrtare në spitalet Covid të Tiranës, pati 21 vdekje.

Image

Në të vërtetë, po të kemi parasysh se të dhënat zyrtare të INSTAT treguan se vdekjet e tepërta gjatë vitit 2020 në Shqipëri ishin 5.2 herë më të larta se sa ato që deklaroheshin zyrtarisht si vdekje nga Covid-19,  dje në spitalet Covid, spitalet e rretheve dhe në Shqipërinë-spital kanë vdekur së paku 100 të sëmurë.

Po kështu, Shqipëria me gjithë numrin tejet të kufizuar të testimeve vazhdon të qëndrojë në nivelet më të larta botërore për numrin ditor të rasteve me COVID-19.

Këto zhvillime dramatike të pandemisë për shkak të keqmenaxhimit ekstrem të saj kanë tronditur thellë mbarë shoqërinë shqiptare.

Por me gjithë këto të dhëna tejet dramatike që dëshmojnë se vdekja nga COVID-19 po bën kërdinë në Shqipëri, Xhahili i Surrelit nuk mori asnjë masë shtesë dje për mbrojtjen e qytetarëve shqiptarë dhe për uljen e vdekshmërisë dhe përhapjes së infeksionit nga COVID-19.

Me të drejtë shtrohet pyetja pse ai mban këtë qëndrim indiferent dhe kriminal në këto momente tejet të rënda për kombin dhe vendin.

Arsyet kryesore të këtij qëndrimi çnjerëzor të tij janë:

1 - Ai me indeferencën e tij kriminale, duke u hequr sikur nuk ka ndodhur gjë, për të marrë masa shtesë kërkon të mbulojë në prag të zgjedhjeve, dështimin e tij të tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë që u kushtoi shqiptarëve vdekje me shumë se të gjitha kombeve të tjera pas Meksikës dhe Perusë. Por kësaj i thonë le të vdesin sa më shumë shqiptarë sepse këtë ata meritojnë ose sepse mua më duhet për shkak të zgjedhjeve t’i mashtroj ata sikur gjithçka po shkon mire.

2 - Arsyeja tjetër po kaq çnjerëzore e këtij qëndrimi te Xhahilit të Surrelit është se çdo masë mbrojtëse shtesë kërkon mbështetje buxhetore kurse ai është i vendosur që paratë e buxhetit të mos i përdorë për mbrojtjen e jetëve dhe shëndetit të qytetarëve, por t’i ndajë deri ditën e fundit me klientelën e tij gjakpirëse. Mirëpo kësaj i thonë të pasurohesh duke u bërë aleat me COVID-19 dhe marrësh jetë të pafajshme shqiptarësh.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këto qëndrime të papërgjegjshme të Xhahilit të Surrelit, Ndrikull Hajnisë dhe kupolës së tij të konfliktit të interesit kërkoj dhe njëherë:

1 - Shkrirjen e menjëhershme të kupolës së konfliktit të interesit që përdor menaxhimin e pandemisë në funksion të suksesit imagjinar të Xhahilit të Surrelit;

2 - Krijimin me urgjencë Komitetit Kombëtar për menaxhimin e pandemisë së COVID-19 të kryesuar nga Presidenti i Republikës;

3 - Krijimin e Komitetit të Ekspertëve me specialistë të shquar, vendas dhe të huaj jashtë çdo konflikti të interesit që do të këshillojë Komitetin Kombëtar;

4-Kërkesën nga Avokati i Popullit të një hetimi ndërkombëtar për përgjegjësit e keqmenaxhimit ekstrem të pandemisë së COVID-19 në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari26/02/2021 14:17

Doktor. Xhahili i Surrelit tallet me kete fare mileti sepse e di sa i vlen lekura. Sic sillej ati i tij shpirteror Dulla pa asnje ndryshim sillet ky funderine. E kishe ne dore tja shtypje koken. Nuk e bere sepse ju jeni doktor e justifikueshme eshte. Ne 25 prill ketij xhahili i duhet futur helli ne bythe dhe duhet pjekur si kec

Shto koment

Denonco