Zgjedhjet, Vukaj: Fleta me numra është diskriminuese dhe jo e parashikuar nga Kodi

Zgjedhjet, Vukaj: Fleta me numra është diskriminuese dhe jo e parashikuar nga Kodi

12:25, 26/02/2021
A+ Aa A-

Debati për modelin e fletës së votimit për zgjedhjet  e 25 Prillit akoma nuk ka përfunduar.

Pasditen e sotme Komisioni Regullator në KQZ, pritet të zhvillojë një mbledhje pikërisht për 'miratimin e specifikimeve teknike të fletës së votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021'.

Në një bisedë për SYRI.net anëtarja e Komisionit Rregullator në KQZ, Helga Vukaj deklaroi se kandidatët e partive në fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit të identifikohen me emra dhe jo me numra.

Po është e vertetë, ashtu siç jeni njohur edhe nga njoftimi zyrtar, Komisioni Rregullator nesër mblidhet për një akt shume të rendësishëm siç është ai miratimit të specifikimeve teknike që do të ketë fleta e votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë në datën 25.4.2021.

Së shpejti merret vendimi qe i çel rrugën, vendimit për modelin e fletës i cili do të jetë ne një moment të dytë.

Miratimi i specifikimeve teknike të fletës së votimit nuk prezumon miratimin e përmbajtjes së fletës dhe as modelin e fletës, thjeshtë ky akt i jep mundesinë institucionit të KQZ të iniciojë proceduren e prokurimit për prodhimin standard për pasjen e fletes se votimit ne kohen e duhur.

Specifikimet teknike konsistojnë në elemente të domosdoshëm e të nevojshëm të cilësisë së letrës së votimit. Padyshim që procesi i prokurimit kërkon edhe një element tjetër siç janë dimensionet bazike që do të ketë fleta e votimit. Them bazike pasi përmasat e fletës së votimit në përputhje edhe me parashikimet në Kodin Zgjedhor do të mund edhe të ndryshohen në varësi edhe të rregjistrimit të kandidatëve në vijim.

Në ditët në vazhdim Komisioni Rregullator do të miratojë edhe përmbajtjen e fletës së votimit të cilën padyshim e konsideroj që të jetë pasqyrë e dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe do të ketë identifikim konkret të kandidateve, logo perfaqesimi dhe çdo element tjetër që i jep konkretizim e transparencë votuesve.

Në lexim të Kodit - çdo kandidat identifikohet me emer e mbiemer dhe i tille edhe rregjistrohet, apo jo?

Pra, kandidati nuk mund të rregjistrohet ne KQZ si “numër”. Në këtë logjike as mund të identifikohet si numer e as të ulet në Kuvend e të thirret si “numër” në sallë?!

Risia e kodit për viten preferenciale kërkon listë me emra dhe të identifikueshëm nominalisht. Vetëm kështu identiteti i tyre mund të deshmojë për integritetin e tyre dhe votëbesimin!

Në logjiken e numrave, ligjvenesi do e kishte të lehtë të krijonte edhe mundesinë e matrikullimit me numra të caktuar të kandidateve duke gjetur formula konkrete në Kod, por për hir të së vertetës nuk e ka bërë këtë, pasi bie ndesh me parimet e identifikimit parësor te individit si shtetas e me pas të identifikimit individual (në këtë rast i cilësuar) të vetë kandidatit, i cili ne kuadër edhe të risisë së votës preferenciale medoemos duhet ti shfaqet votuesit me identitetin e tij civil,  pasi në të kundërt edhe votës preferenciale do ti humbiste sensi dhe do te kishim diskriminim pozitiv në favor të numrit 1.

Fleta me numra është diskriminuese dhe jo e parashikuar nga Kodi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco