Pasi 'ndërtoi' ishullin në lumin Osum, Rama premton 'për herë të 100-të' integrimin në BE!

Pasi 'ndërtoi' ishullin në lumin Osum, Rama premton 'për herë të 100-të' integrimin në BE!

11:36, 26/02/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, gjatë fushatës elektorale, të cilën mëngjesin e sotëm e ka zhvendosur në qytetin e Beratit, mes të tjerave deklaroi se do të shkojë në Bruksel për disa ditë për të folur për integrimin e Shqipërisë dhe hapjen përfundimtare të negociatave.

Njësoj siç është shprehur gjatë 8 viteve që ka qenë në pushtet, Rama tha se vendi i ka përmbushur detyrat e tij, por procesi i integrimit nuk varet vetëm nga qeveria.

“Do të jem në Bruksel për pak ditë, do të kem një bashkëbisedim. Ne i kemi bërë detyrat tona. Pra është shumë e qartë. Nuk është një proces që ecën teknikisht, nuk varet vetëm nga ne, por nga shumë komponentë të tjerë”, deklaroi ai.

Gjithashtu kryeministri shtoi se të gjitha reformat e ndërmarra nuk janë për të mbushur mendjen vendeve anëtare të BE-së, por se i nevojiten shqiptarëve.

Faktikisht nëse mund të ketë një dështim që mund të quhet nga më spektakolarët i qeverisjes së Rilindjes dhe me faturën më të rëndë për shqiptarët, ai është bllokimi e madje ecja prapa e procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian. 

Vetëm gjatë pesë viteve të fundit Edi Rama ka deklaruar dhe ka festuar 3 herë hapjen e negociatave!

Në 29 nëntor të vitit 2016, Edi Rama iu dha lajmin e rremë shqiptarëve nga Berlini: Negociata u hapen pa kushte!

Edhe në pranverë të vitit 2017 në Tiranë ai deklaroi: Negociatat do të hapen në vjeshtë!

Në qershor të vitit 2018, ai  “hapi” sërish negociatat, ndërkohë që jo vetëm nuk plotësonte detyrat dhe kushtet, por ato shtoheshin vit pas viti. Pavarësisht nga kjo situatë, Edi Rama, edhe atëherë deklaroi: Negociata u hapen pa kushte!

Dhe me këtë rast organizoi një ceremoni madhështore, pritje zyrtare, miq të huaj, europarlamentarë, hapi shampanjën, shpërndau dekorata për disa ambasadore vendas dhe të huaj të cilët sipas tij kontribuan në hapjen e negociatave!

Por në fakt jo vetëm edhe kjo “hapje” ishte një mashtrim i radhës, pasi korrupsioni, krimi, vjedhja dhe abuzimi me zgjedhjet etj, etj ishin kthyer në një shqetësim madhor për BE-në dhe shumë vende anëtare të saj.

Ndaj në13 shtator 2019, Edi Rama nga Berlini ku mori një dush të ftohtë, u detyrua që të deklarojë se do ketë shumë kushte të tjera.

Edhe kur erdhi situate që negociatat u hapën “në letër”, shumë vende të BE-së bllokuan vitin që nisjen e mbledhjen ndërqeveritare Shqipëri-BE, e cila zyrtarizon procesin.

Sërish kryeministri Edi Rama ka bërë fajtore Holandën për bllokimin e mbledhjes ndërqeveritare Shqipëri-BE dhe deklaroi se Shqipëria i ka realizuar kushte, por në BE ka përplasje të brendshme.

“Gjermania po lufton fort për integrimin e Shqipërisë. Janë dy vende që formalist negociata janë hapur, por duhet miratuar korniza negociatore dhe duhet bërë konferenca. Deri mbrëmë është luftuar për kornizën dhe gjithçka është lënë pezull sepse s’ka konsensus. Thelbi këtu është se BE nuk merr dot vendim nëse s’janë të gjithë dakord. Ana tjetër e medaljes është se historia e procesit nuk është fare, po fare e lidhur me çfarë bëjmë ne për sa kohë një vend, dy, 5 kanë axhendat e tyre elektorale. Ka zgjedhje në mars (2020) në Holandë. Është çështje interesash të brendshme dhe nuk e luan topi”, tha ai pranverën e shkuar duke paralajmërua edhe se procesi mund të shtyhet edhe 3-4 vite.

Sot që është në fushatë elektorale të cilën synon që ta zhvendosë edhe Bruksel, premton pikërisht nga qyteti i Beratit ku kishte premtuar një ishull në mes të lumit Osum dhe që natyrisht nuk e bëri kurrë, se do të integrojë në BE, Shqipërinë me gjithë Beratin!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj 26/02/2021 14:18

ik o k..r

Daj Jaku26/02/2021 13:46

Shkoi Borati në Berat. Lypja vërtet që faqen e zezë ka, por pa gje nuk të le. Ka mbi 20 vjet që lyp pushtetin me gënjeshtra dhe vjedh gjithçka i bjen në dorë, faqeziu shkon me lyp përsëri pushtetin. Popull *oqe (bashkë me mua) që e ndëgjojmë si dele në vend që të rrëmbejmë hunjtë e ta zbojmë me dru kokës e hunj në •ythë.

kadri hasbiu26/02/2021 12:20

fatkeqesia e ketij kombi eshte dita kur ky pusht komunist erdhi nga franca ne shqipri sic pat ardhur dhe babai i tije nga hajdute e imoral shqipria vetem te zeza ka par qe diten qe hyri komunizmi dhe keshtu do vazhdoj po nuk u cfaros kjo fare e keqe

Shto koment

Denonco