Energjia si prioritet, Basha: Do të thotë lehtësi fiskale dhe subvencionim

Energjia si prioritet, Basha: Do të thotë lehtësi fiskale dhe subvencionim

10:50, 26/02/2021
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka nënvizuar sot se në programin e tij qeverisës, “energjia është prioritet”. Basha foli gjatë një vizite që bëri sot në një sipërmarrje të madhe prodhuese në Durrës me biznesmenët e saj ku shpjegoi edhe një hap tjetër të programit të tij qeverisës.

"Hapi i dytë është që ne do të subvencionojmë qoftë përmes lehtësirave fiskale por edhe subvencionime të drejt për drejta në mënyrë që kjo energji diellore të na kthehet në energji elektrike dhe të komplementojw energjinë hidrike.

Kush do jenë përfituesit? Përfituesi i parë do jetë vetw shteti që është akoma pronari i KESH, i OSHE, i OST, i gjithë sistemit aktual të prodhim distibuimit.

Pse? Kjo do na japë mundësin ne që energjinë e prodhuar nga uji ta shesim në kuotën më të lartë mundësisht në eksport.

Dhe këto janë para të cilat vijnë tek arka e shtetit dhe nesër paguhen mësuesit, doktorët, të papunët. Nesër ulen sigurimet e punonjësve të tu shkojnë në 18%, ulet taksa jote shkon në 9%, zerohet absolutisht gjithçka që ka të bëjë me ngritjen e linjave të prodhimit. Pra i pari që përfiton drejt për drejt është vetw shteti.

Po kështu përfiton konsumatori shqiptar, sepse në momentin që ti diversifikon prodhimin, gjëja e parë që përfitojnë është do ulet çmimi i energjisë dhe e treta është përfitimi i atyre që do punësohen në këtë sektor, qoftë sa i përket ca do të përdoren brenda, qoftë sa i përket se çfarë do të eksportohet dhe ky vend ka mundësi të eksportojë, të eksportojë energjinë, të eksportojë dhe panelet e energjisë.

Ne kemi për qëllim që të jeni konkurrentë, të jeni konkurrente dhe të shisni, ti më the ke treg Italinë apo jo?!”

 Përfaqësuesit e biznesit iu ankuan Bashës për centralizimin në çdo aspekt të ekonomisë duke kërkuar ndryshimin e kësaj situate në qeverisjen e ardhshme.

Sipërmarrësi tha: “Gjithçka është e centralizuar. Taksimi është i çuditshëm për faktin që paralizon prodhuesit. Në kuptimin që unë mallin që importoj duhet ta zhdoganoj dhe duhet të paguaj taksë doganore. Ndërkohë që përveç celulës gjithë lëndët e tjera kanë taksë doganore. Ndërkohë që vetëm me marr panelin e gatshëm nuk paguaj taksë doganore. Është paradoks se unë po atë panel nxjerr si ta marr të gatshëm si ta bëj vetë.

Lulzim Basha theksoi: “Më shumë se paradoks. Kjo është vrastare për ekonominë. Një masë e tillë favorizon importin dhe ndëshkon eksportin shqiptar.

Dhe ta themi me dy fjalë, favorizon që punonjësit të jenë në Kinë apo ku e di unë ku tjetër dhe ndëshkon punonjësit shqiptarë. Dhe gjëja e parë që do bëhet është që kjo jo vetëm do ndalet por do bëhet reversë.

Ne tarifën do ia vëmë atij që e sjell të gatshme dhe do heqim çdo taksë për lëndën e parë, jo vetëm për panelet diellore por për gjithçka që prodhohet në Shqipëri. Çfarë prodhohet në Shqipëri do të ketë taksë zero lënda e parë që hyn brenda. Interesi ynë është që ti mos ta kesh në kyç atë magazinë, por ta kesh të mbushur deri në tavan dhe mos pushojnë kamionët duke ardhur duke marrë e duke çuar qoftë për instalime në Shqipëri qoftë për eksport.

Për eksport do të keni mbështetje, për instalime do të keni subvencione dhe kemi një fat shumë të madh që 99% të energjisë e prodhojmë nga uji.

Kemi një fat të dytë të madh që jemi në zemër të Mesdheut me klimë edhe në shkurt dielli shndrit edhe ka vende ku edhe me diellin pas reve ata arrijnë të përfitojnë nga energjia diellore për të përfituar energji elektrike. Ky është prioritet absolut i planit tonë për energjinë që ne kemi shpalosur para disa ditësh.

Ç’do të thotë prioritet absolut? Nuk është slogan. Do të thotë: lehtësira fiskale dhe subvencionim për industrinë dhe për privatin dhe për familjet shqiptare.

Qytetari: Kjo është shumë e rëndësishme.

Lulzim Basha: Dhe lehtësirat administrative që ti të shkosh, paska vetëm një pikë në Shqipëri ku duhet të shkosh të falesh t’i për të bërë diçka kur në fakt duhet të të lutet shteti ty që të sjellësh energjinë e rinovueshme diellore, ta bësh pjesë të sistemit, të korpusit, të sistemit energjitik shqiptar, ky është paradoks i jashtëzakonshëm.

Unë të garantoj që kjo do të marrë fund, për ty dhe për këdo tjetër që do t’i futet kësaj pune apo që i është futur kësaj pune. Ju nuk do të keni nevojë të shkoni por do t’ju vijnë këtu, madje as nuk kanë nevojë të vijnë, do ta bëjnë në mënyrë automatike që ju të jeni në gjendje që energjinë e prodhuar ta shisni menjëherë. Domethënë, energjinë e prodhuar nga panelet diellore, panelet diellore, instalimin e tyre ta bëni menjëherë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco