'Shqipëria si Lombardia'/ Mjekët e diasporës: Jemi pranë bombës

'Shqipëria si Lombardia'/ Mjekët e diasporës: Jemi pranë bombës

10:53, 26/02/2021
A+ Aa A-

Doktoresha Elona Cekani në Zvicër dhe disa kolegë të tjerë të saj i kanë dërguar një letër kryeministrit, presidentit dhe krerëve të shtetit ku të alarmuar kërkojnë prej tyre që me rastin e zgjedhjeve, të kontribuojnë në zbatimin e masave anti-Covid.

Letra është firmosur nga 12 mjekë dhe më pas asaj i janë shtuar edhe 428 bluza të bardha të tjera, nga diaspora dhe Shqipëria.

Cekani deklaron për mediat, se jemi pranë një bombe dhe se Shqipëria po kalon prej janarit atë që kaloi Lombardia para një viti, ndërsa për zgjedhje situata do rëndohet dhe më tej.

“Rastet e reja janë dyfishuar po ashtu dhe vdekjet. Që nga fundi i janarit gjërat po përkeqësohen, problemet janë nga më të ndryshmet, ndoshta nga indiferenca apo keq-menaxhimi. Jemi pranë një katastrofe që mund të kthehet në katastrofë gjatë fushatës. Duhet t’iu tregojmë vendimmarrësve të tregojnë sa më shumë kujdes. Jemi pranë një bombe. Ajo që Lombardia kaloi në para një viti, ka filluar Shqipëria ta kalojë në janar dhe shkurt dhe imagjinojeni në mars, kur fushata elektorale të jetë në kulmin e saj dhe në prill kur njerëzit të shkojnë drejt kutive të votimit. Situata është tepër shqetësuese. Vendimmarrësit të jenë shembull për respektimin e masave”, u shpreh mjekja gjatë një interviste për CNN Albania.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

deda prej kuksi26/02/2021 11:12

Ne bar do ham dhe koken........... sic thoshte I madhi enver. Ik moj tradhetare.....

Shto koment

Denonco